KLSH: Ja si janë vjedhur 51 miliardë lekë për gjashtë muaj nga zyrtarët e lartë

506
Sigal

Shkeljet financiare që kanë pasuruar drejtuesit e KESH-it, CEZ-it, doganave dhe ministrat

Në kontrollet që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka gjetur shkelje dhe abuzime të mëdha financiare. Kryesisht ka parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 36 647 880 000 lekë.( tridhjetë e gjashtë miliardë). Po ashtu janë parë dhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme 14 487 040 000 lekë.( katërmbëdhjetë miliardë ). Sipas raportit të KLSH-së janë bërë shkeljet që po ju paraqesim më poshtë:

Ministrisë së Punëve, Çështjeve Sociale & Shanseve të Barabarta, në vlerën 94 190 000 lekë, si përfitim i padrejtë dhe i pajustifikuar nga subjekti “Ministry of Communication” (M.C) sh.p.k. Tiranë, ne shumën 9,238 mijë lekë, ne kushtet kur nuk janë plotësuar detyrimet kontraktore për realizimin, prodhimin e transmetimin e spotit publicitar e dokumentar dhe për përgatitjen e materialeve dekorative në kuadër të festës së 1 Majit.

– Ministrisë Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në vlerën 45 590 000 lekë, si përfitim i padrejtë nga subjekti “Soul Entertaiment”, në shumën 102 mijë lekë, e cila përfaqëson tatimin mbi të ardhurat në burim që duhet t’u mbaheshin artistëve pjesëmarrës në veprimtaritë artistiko-kulturore në kuadrin e 65-vjetorit të Festës Kombëtare të Çlirimit të Shqipërisë, organizuar në vitin 2009 si edhe përfitim i padrejtë nga kanali televiziv EURONEËS, në shumën 36,250 euro, ose 4,457 mijë lekë, për transmetimin e spotit publicitar, “Promovimi i turizmit në Shqipëri”, që përfaqëson vlerën e 12 spoteve publicitare të pa transmetuara.

Në Tatim-Taksa, në vlerën e përgjithshme prej 17 524 000 lekë, e konstatuar në: Në projektin “Spitali Universitar Nënë Tereza”, Tiranë, në vlerën 9 397 000 lekë, për mosderdhje të tatimit mbi të ardhurat e përfituara në Shqipëri nga shoqëria konsulente “TopConsulent”, Gjermani.

– Autoriteti i Aviacionit Civil, sh.a., Tiranë, në vlerën 4 200 000 lekë, si pasoje e mos derdhjes së t.v.sh. ndaj shtetit.

– Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, Tiranë, në vlerën 792 000 lekë, si përfitime shpërblimi për 24 punonjës në shumën 792 000 lekë në kundërshtim me pikën 1, germa “b’ e VKM nr.

591, dt. 23.07.2010 “Për disiplinimin e përdorimit të fondeve buxhetore” dhe pikën 1, germa “b”, të VKM nr. 472, dt. 02.07.2011 “Për disiplinimin e përdorimit të fondeve buxhetore të vitit 2011”.

Në fushën e sistemit të pagave, në shumën e përgjithshme prej 347 760 000 lekë, e konstatuar në:

– Bashkitë: Lezhë, Laç, Rrogozhinë, Mamuras, Cërrik, Peqin, Shkodër, Rubik, Peshkopi e Tepelenë; Komunën Bradashesh Elbasan dhe Qendrën e Publikimeve Zyrtare Tiranë, në vlerat respektive 5 937 000 lekë, 1 462 000 lekë, 142 000 lekë, 51 000 lekë, 350 000 lekë, 167 000 lekë, 120 000 lekë, 1 242 000 lekë, 1 008 000 lekë e 1 144 000 lekë; 72 000 lekë dhe 126 000 lekë si përfitime pagesash të tepërta në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe tabelën e pagave.

– Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë, në vlerën 15 543 000 lekë, si pagesa të dyfishta për të njëjtin vendpune nga largimi padrejtësisht nga puna të 15 punonjësve për periudhën 01.10.2009-31.12.2011 dhe pa nxjerrë përgjegjësinë e shkaktarëve.

– Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Tiranë, në vlerën 542 000 lekë, si pagesa më shumë për 9 persona në kundërshtim me Vendimin e Këshillit Administrativ të iSSH-së.

–  Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, Durrës; Bashkinë Tropojë e Poliçan; Komunën Milot, Qarku Lezhë dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare Tiranë në vlerat respektive, 1 153 000 lekë, 615 000 lekë, 44 000 lekë e 311 000 lekë, 49 000 lekë dhe 2 456 000 lekë, si pagesa të dhëna jashtë kohës normale të punës, të pajustifikuara ligjërisht.

– Projektin “Spitali Universitar “Nënë Tereza”, Tiranë, në vlerën 524 000 lekë, si vlerë e përfituar padrejtësisht, nga rritja e pagës mujore, mbi vlerën e ofertuar dhe e kontraktuar.

– Bashkisë Tepelenë, në vlerën 190 000 lekë, si pagesa tepër nga titullari për shpenzime telefonike e celular.

–  Autoriteti i Aviacionit Civil, Tiranë, në vlerën 43 870 000 lekë si pagesa për dite pune të parealizuara.

– Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Tiranë, ( AKBN) në fushën e dhënies me koncesion në industrinë e bakrit, kromit dhe energjetikës, si pasojë e moszbatimit të akteve nënligjore në fuqi, në shumën 11 137 300 000 lekë. (mbi njëmbëdhjetë miliardë lekë të vjetra)

-Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizime, sh.a., Tiranë, si pasojë e parashikimit më tepër të vlerës së kontratës në punimet e ndërtimit dhe rehabilitimit të 4 ujësjellësve në shumën 137 560 000 lekë. Për parregullsitë dhe shkeljet financiare me dëm ekonomik në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, KLSH-ja ka rekomanduar zhdëmtimin e dëmit të shkaktuar.

____________________________________________________________________________________

GJATË KËSAJ PERIUDHE, NGA ANA E KLSH-SË JANË BËRË 18 KALLËZIME PENALE, E KONKRETISHT PËR:

o Zyrën Qendrore të ALUIZNI-it, Tiranë

o Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-it, Durrës

o Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-it, Vlorë, bërë 2 (dy) kallëzime penale

o Bashkinë Prenjas

o Bashkinë Rrëshen

o Komunën Petrelë, Tiranë

o Komunën Kukur, Gramsh

o Komunën Qukës, Librazhd

o Portin Detar, Sh.a., Vlorë

o Operatorin e Sistemit të Transmetimit, sh.a. Tiranë

o Autoritetin e Aviacionit Civil, sh.a. Tiranë, bërë 2 (dy) kallëzime penale

o Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, (për koncensionet), bërë 2 (dy) kallëzime penale

o Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Tiranë, bërë 2 (dy) kallëzime penale,

o Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Tiranë.