Klosi: Arsimi profesional, i lidhur me tregun e punës

473
Tre ligje të reja pritet t’i dërgohen Kuvendit për rregulluar raportin mes arsimit profesional dhe tregut të punës. Deklarata ka ardhur nga Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi në hapjen e edicionit të gjashtë të panairit të punës.
“Edukimi nuk duhet të jetë vetëm në bankat e shkollës por edhe në tregun e punës. Ky panair duhet të jetë i hapur gjatë gjithë periudhës, të ketë teknika që ta mbajnë të hapur në 365. Zyrat tona të punës të presin jo vetëm shqetësimet e të papunëve por ta orientojnë arsimin profesional drejt biznesit. Prandaj për këtë po hartojmë një paketë të plotë të legjislacionit për të rregulluar raportin mes arsimit profesional dhe tregut të punës. Bëhet fjalë për tre ligje, për arsimin profesional, ligjin e zejeve dhe ligji i nxitjes së punësimit. ”,- tha Klosi.
Sigal