Klodi Stralla: “Radioskopia” e Totalitarizmit, parlajmërim për njerëzit

211
Sigal

“Radioskopia” e Totalitarizmit – “1984”- një paralajmërim drithërues për racën njerëzore

Për herë të parë emrin e George Orwell-it ë kam dëgjuar 50 vite më parë, kur bashkëstudenti im i degës të fizikës, Fatos Lubonja, më solli një libër, në frëngjisht, të titulluar çuditërisht vetëm “1984” dhe më kërkoi që t’a lexoja shpëjt dhe të nesmen t’ia dorëzoja sepse duhët t’a rivendoste aty ku e kishtë marrë, në Bibliotëkën e Udhëheqjës ku kish akses ati i tij. Sigurisht e mbajta premtimin. Por ajo që më bëri veçanërisht përshtypje ishtë thellësia ë jashtëzakonshme e njohjes prej tij të Regjimit totalitar. Ndonsë ai nuk kish jetuar asnjë ditë në Rusinë e Stalinit apo Gjermaninë ë Hitlerit, përvoja ë tij si pjësëmarrës në Luftën e Spanjës, e bëri atë të bëntë analiza të tilla të mprehta të realitetit, që nuk i gjen as tëk shkrimtarët apo gazetarët më të mirë që e kanë jetuar atë sistem si pjesë e tij. Jeta e një libri është disi e ndryshme nga ajo e një qenieje njërëzore, sepse jeta e librit mund të zgjasë më shekuj, madje mund të jetë edhe e pavdekshme. Kanë kaluar plot 73 vjet (1949) kur revista e njohur “Times” botoi për herë të parë romanin, me një titull të veçantë – “1984”, një roman që i kushtohet Totalitarizmit që, pasi e përfundon së lexuari, të lë mbresa të pashlyera, ku gërshetohen njëherazi ankthi, frika e pasiguria për fatet e së ardhmes të njerëzimit. Ngjarjet zhvillohen në një të ardhmë imagjinare, në Airstrip One (dikur Anglia), një provincë e supërshtetit Oceania dhë kanë për personazh qëndror Uinston Smith, një burokrat të nivelit të ulët. Aty shoqëria sundohet nga një Parti e vetme që kontrollon gjithçka e gjithkënd, që nga lindja deri në vdekje, e kësisoj përjetëson sundimin. “Vëllai i Madh” (Big Brother) është lideri i Partisë që sheh, dëgjon dhe kontrollon gjithçka. Në çdo vënd ka telekamëra dhe përgjues të cilat fiksojnë çdo gjë, lëvizjet e dyshimta, mendimet kundër sistemit apo dashuritë të cilat janë të ndaluara. Nëpërmjet rrëfimit, shkrimtari na dëshmon një tjetër aspekt të jetës, atë të kontrollit të qeverisë, masmedias dhe manipulimit të mendimeve, ndjenjave deri tek tjetërisimi si qënie individuale. Romani të lind dëshirën e menjëhërshme për rebelim dhe më pas, të fut në skuta të errëta ku rebelimi do të ishtë mendimi i fundit – Kontrolli i plotë i një kombi të tërë nëpërmjet politikave totalitare qenka në të vërtetë i mundur, dhe është kjo ndjesia më e tmerrshmë gjatë leximit të këtij libri. Madje, në këtë shoqëri edhe “2+2 = 5” është një barazim i mundshëm, që Orwelli do ju a ngulisë gjatë në mendje. Kryevepra distopike e G.Orwell është një paralajmërim për racën njerëzore, simbol i një jete pa identitet e personalitet, që ndonse u shkrua 73 vjet më parë, duke nënkuptuar regjimin sovjetik stalinist, mbetet aktual edhe në ditët tona, edhe për vendin tonë, ku kontrolli i shoqërisë dhë jetëve njerëzorë mbetet ambicia më e dëshiruar e gjithë sundimtarëve. Ja si i thotë Uinston-it, hetuesi i tij O’Brajan: “Nuk do të këtë të qeshura veç të qeshurës së triumfit mbi armikun. Në doni një imazh të së ardhmes, përfytyroni një çizme ngjeshur në fytyrën e dikujt…..përjetësisht!”.