Klinton uron shqiptarët për 100-vjetorin e Pavarësisë: Bëni zgjedhje të lira!

479
Sigal

Në një deklaratë, Klinton vlerëson hapat përpara që ka bërë Shqipëria deri tani dhe kërkon që të ecet përpara me reformat dhe të zhvillohen zgjedhje të lira dhe transparente. “Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, unë jam e kënaqur për t’iu dërguar urimet më të mira për popullin e Shqipërisë, ndërsa ju festoni Ditën e Pavarësisë tuaj këtë 28 nëntor. Që nga themelimi i një republike demokratike, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha përpara. Sot, Shqipëria është e gatshme të konsolidojë ato fitore dhe të integrohet në një Evropë që është e tërë, e lirë dhe në paqe. Por kjo kërkon miratimin e reformave të mbetura tani, dhe kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente parlamentare pranverën që vjen, forcimin më tej të demokracisë dhe modernizimin e Shqipërisë kështu që t’i përgjigjet nevojave të popullit shqiptar”, shprehet Klinton. Sekretarja amerikane e shtetit vlerëson Shqipërinë si partner dhe mik të SHBA-së. “Ndërsa ju festoni me familjet dhe të dashurit, dijeni se Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe mik. Ne shikojmë përpara për një të ardhme të miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm”, thuhet në deklaratën e sekretares Klinton.