KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

224
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 11.02.2021, në orën 12:30,  në platformën online do të zhvillohet mbledhja plenare.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

 

                                                   RENDI I DITËS

                        i Mbledhjes Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

                                                  datë 11.02.2021

 

 

  1. Miratimi i procesverbaleve të datave 23.12.2020, 29.12.2020, 07.01.2021, 08.01.2021 dhe 11.01.2021.

 

  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e Udhëzues “Për mbajtjen dhe plotësimin e tabelave me të dhëna statistikore për efekt të matjes dhe monitorimit të produktivitetit dhe efiçencës së gjykatave””, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

      

  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, i gjyqtarit Sokol Binaj”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

    

  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtarit Sokol Binaj, për vitin 2019”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë.

 

  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit z. Erjon Çela dhe vijimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 93, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

 

  1. Shqyrtimi i projektvendimet për kualifikimin/skualifikimin për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2020-2021, të kandidatit {…}.