Klevi Pojana: Pushteti antidemokratik nuk do e ndalë bashkimin e shqiptarëve

586
Nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana ka reaguar kërkuar nga të rinjtë një angazhim më të madh për çështjet që lidhet me interesat e vendit. Në një koment në Facebook, ai i referohet protestës së disa ditëve më parë, para Ministrisë së Drejtësisë, ku policia shoqërori disa të rinj, si dhe arrestimeve që janë bërë nga radhët e LSI. Pojana thotë se “Arrestimet, presionet dhe dhuna e një pushteti antidemokratik nuk do të na ndalojnë angazhimin për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë”.
Postimi i plotë i nënkryetarit të LRI:
Arrestimet, presionet dhe dhuna e një pushteti antidemokratik nuk do të na ndalojnë në rrugën tonë të angazhimit për një të ardhme dhe Shqipëri më të mirë.
Rinia shqiptare do ti thotë #JO largimit nga vendi dhe do të bëj cdo gjë për të ndërtuar këtu ëndrrat e së ardhmes.
Ne #PROTESTOJMË për flamurin kombëtar, ne nuk po luftojmë thjeshtë për bindje politike por sepse duam më shumë #drejtësi, #shëndetësi, #ekonomi, #punë, #siguri, #barazi, #arsim dhe #shërbime për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Ne duam që studentët të mirëedukohen dhe të përfitojnë #ARSIM_PUBLIK_FALAS pasi është arsimi çelësi i zhvillimit për cdo vend.
Ne nuk duam një Shqipëri të copëtuar, ku dikush fal detin  sot dhe i hap oreksin të tjerëve për tokën nesër.
Ne e duam vendin tonë, tokën tonë, kombin tonë dhe duam të nderojmë historinë dhe të shkuarën duke ndërtuar mbi vlerat, parimet dhe idealet më të mira të ardhmen.
Për Shqipërinë dhe lirinë, me besim dhe guxim deri sa të kem e të kemi frymë.
Sigal