Klevi Pojana: Prej shumë e shumë vitesh, mëngjesi i datës 10 Qershor për mua është më i bukur se të tjerët!

606
Mëngjeset janë të gjitha njësoj, dielli lind ngadal e drita zë ti jap jetë errësirës, dita mposht natën në duelin e tyre që duket se përveçse sdo ketë kurrë mbarim sdo të ketë as fitues dhe ne bëhemi gati për një fillim të ri!
Një fillim që se dimë çdo të na sjell a çdo të na marr por që gjithmonë ja vlen ta jetojmë si te ishte i fundit!
Prej shumë e shumë vitesh, mëngjesi i datës 10 Qershor për mua është më i bukur se të tjerët!
Lidhet me disa emocione që është veshtirë ti thuash me fjalë dhe zor ti shprehesh ashtu siç zemra do!
Forumi që më vodhi energjinë, pasionin dhe vullnetin tim rinor i gëzohet këtij mëngjesi si mëngjesit të parë që e gjeti të formuar vite shkuar për ti dhënë shpresë dhe shanse çdo të riu shqiptar, sot më i madh dhe më i fortë se kurrë LRI gdhihet në të 13-in vit të ekzistencës me misionin e shtrenjtë të përfaqësimit në politikbërje!
Por njeriu në jetë fatmirësisht, ka dhe gjëra që nuk lidhen me politikën dhe ska më mirë se këto ditë të nxehta fushate për të thënë se vlerë më shumë se çdo gjë tjetër ka besimi, familja dhe dashuria!
Im vlla, njeriu që mori emrin Eros, mbush sot 18 vjeç!
Ardhja jote ishte dhurata më e bukur që mori familja jonë!
Zotin e lus që të ruaj, të udhëzoj në të mirë dhe të të mundësoj realizimin e çdo dëshire që ti ke e do të kesh!
Unë do jem aty për ty gjithmonë, ndoshta nuk është shumë po për ty e jap dhe jetën!
Sigal