Selektime politike dhe abuzime masive me shpërndarjen e ndihmave në Kamëz

564
Sigal

Nga Xhelal Mziu

Klering në vota, të ndihmave humanitare! Selektime politike, abuzime masive me ndihmat në Kamëz, nga klloçka 6%!

Dhe pse nga dhjetëra shoqata e OJF të ndryshme, biznese, por dhe rreth 30% e tyre të dhëna nga rezervat e shtetit, deri ditën e sotme, janë dhënë mbi 1600 pako ushqimore për t’Jua shpërndarë familjeve në nevoj!
Gjej rastin për ti falenderuar të gjitha shoqatat, OJF, bizneset dhe individ të ndryshëm për këtë bamirësi që në mënyrë koherente kanë bërë për qytetarët e Kamzës!
Po a kanë shkuar këto ndihma në destinacionin e duhur, a i kanë përfituar familjet e duhura?!
Familjet me teserën e PS kanë marrë 2-3 herë pako ushqimore (ndonëse nuk janë në nevoj, nga mbi 40 mijë familje që ka Kamza! Familjet me bindje të djathta, nuk marrin bekimin e rilindasit 6% asnjë ndihmë nuk marrin, ndonëse në shumicë dhe në nevoj!
Ja skema politike, korruptive dhe selektive e Bashkisë Kamëz!
Së pari,dua të thekësoj se 70 ndërmjetësit me komunitetin që ishin të zgjedhur me vota, u zëvendësuan me strukturën politike të PS, dhe lista përfituese e shpërndarja bëhet prej tyre (kriter bindja politike, jo nevoja).
Së dyti, çdo familje që ka nevoj për ndihma ushqimore, duhet të marrë bekimin e rilindësit 6%, që pako ushqimore të konvertohet në votë socialiste e PipipimPapapamPapapam në zgjedhjet që do vijnë, pra një numër i konsiderueshëm eleminohen direkt nga rilindasi 6%!
Së treti, drejtuesit kryesor të drejtorive, sektorëve, e funksioneve të rëndësishme janë struktura e PS, dhe përfitues janë familjet që kanë qenë votues në 30 qershor 2019!
Së katërti, një pjesë jo e pakët e këtyre ndihmave përfundojnë në shtepitë e drejtuesëve kryesor ose të afërmëve të tyre!

Pra sot në Kamëz ka me qindra e me mijëra familje që nuk kanë një thes mielli në shtëpitë e tyre.
Rilindasi 6%, si klloun del për të bërë show me këto ndihma e dhurata, duke ikur ne disa shtëpi, madje me dy fotograf të Bashkisë dhe një kamer nga stafi i parlamentit duke bërë propagandë (një kryetar bashkie, menaxhon situatën, strukturën vartëse, sështë nevoja të dal vetë), aq më keq që Bashkia nuk ka dhënë asnjë ndihmë deri sot!
Bashkia Kamëz duhet të marrë në konsideratë familjet në nevoj, jo kleringun politik me vota, është skandaloze të bësh politik me varfërinë e vdekjen, aq më keq me ndihmat e të tjerëve!
Bashkia Kamëz, urgjente duhet të miratoj në këshillin Bashkiak, një paket financiare për këtë periudhë “lufte” të COVID 19  për familjet në nevoj por dhe bizneset (për taksat vendore)!

Të fal të gjitha debitë e familjeve në nevoj që janë jo pak por mbi 10 mijë familje!

Të heq pjesën e çdo detyrimi ligjor (taksa, e tarifa familjare dhe uji) të këtyre 10 mijë familjeve nga muaji mars e deri në largimin e pandemisë!

Të heq tarifat vendore ndaj çdo biznesi që nuk ka punuar për periudhën mars deri në mbarimin e pandemisë!

Të jap një paketë financiare në vlerë monetare për çdo familje pa të ardhura!

Të krijojë kushtet e nevojshëme të shërbimeve mbështetëse për çdo familje në nevoj, dhe atyre të pensionistëve!

Padrejtësia në shpërndarjen e ndihmave, selektimi politik i qytetarëve, show dhe propaganda socialiste, duke mos bërë asnjë investim, asnjë shërbim, as një paketë financiare për ruajtjen e ekonomisē familjare apo mbështetjen e biznesit si indikatori kryesor i ekonomisë, jo vetēm që nuk të jep vota, por përkundrazi të kthehet në bumerang, në rrènim të ekonomisë, në braktisje të qytetit, por dhe në aspektin politikë, rënien e braktisjen e mëtejshme të mbështetjes 6%!
Ditë më të mira do të vijnë!