Kejdi Mehmetaj: Nuk ka dyshime se Edi Rama është një personazh jashtë kontrrollit

976
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ka komentuar sot nga studio e Report Tv, gjuhën gati perverse të kryeministrit Rama i cili nuk kurseu sot në fjalën e tij as vajzën vetëm pak ditëshe të kryetares së Bashkisë Përrenjas, Majlinda Rira.

Për Mehmetaj nuk ka dyshime se Edi Rama është një personazh jashtë kontrollit “Sepse të flasësh sot për vajzën e porsalindur të Kryetares së Bashkisë do të thotë të jesh i luajtur mendsh.’

‘Ai e di se zgjedhjet e parakohshme janë tek pragu i derës dhe se fundi i tij si kryeministër, që unë besoj se populli do ta dënojë aq rëndë sa dhe fundi i tij si politikan tani është shumë afër. Pa dyshim që në pozicionin e tij do përpiqet që të thotë çudirat që e shoqërojnë gjatë gjithë kohës.

Por mendoj që sikur të merremi me 2-3 fragmente që unë i lexova nëpër portale se çfarë ai kishte thënë nga fjala e tij, kupton që ai është jashtë kontrollit si personazh. Sepse të flasësh sot për vajzën e porsalindur të Kryetares së Bashkisë do të thotë të jesh i luajtur mendsh.

Si mundet që në një betejë politike të përfshish kohën apo mungesën e kohës për fëmijët të një personazhi që ka marrë përsipër të ketë një aktivitet publik dhe mbi të gjitha të jetë një Kryetare Bashkie aq e përgjegjshme, aq rregullt, aq pranë qytetarëve saqë është vështirë të krahasohet me të tjerë.

Përfshi dhe faktin se nga frika se nuk e fiton kurrë atë bashki, Edi Rama ka bllokuar buxhetin atje.

U bënë disa muaj tashmë. Ti qajë hallin fëmijëve të Përrenjasit dhe të Rrajcës ku ishte sot, që të lirojë buxhetin, që të kenë të hanë bukë në kopshte dhe çerdhe, që qytetarët të marrin rrogat, që shërbimet nëpër rrugë dhe shkolla.’, tha Mehmetaj