KLD shpall pesë vende vakante në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

492
Sigal

 

Këshilli i Lartë
i Drejtësisë, zhvilloi më datë 09.11.2016 mbledhjen plenare, e cila nisi me
miratimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për shpalljen publike, të 5
(pesë) vendeve vakante për gjyqtarë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas
emërimit nga Presidenti i Republikës të disa gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit
Tiranë. Afati për të paraqitur kërkesë për në këto vende vakante është deri më
datë 15.11.2016. Në vijim të mbledhjes, Këshilli delegoi gjyqtaren znj.
Enkelejdi Hajro, për të ushtruar përkohësisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe shpalli vendin vakant për funksionin
drejtues pranë kësaj gjykate. Afati për të paraqitur kërkesë për në këtë vend
vakant është deri më datë 15.11.2016. Gjithashtu, Këshilli vendosi të shpallë
një vend vakant pranë Inspektoratit të KLD-së, pas dekretimit për në Gjykatën e
Apelit Shkodër, të Vojsava Osmanaj.