Klajda Gjosha: Zhvlerësimin e Euros në Shqipëri e bëjnë paratë e pista të krimit

423
Sigal

Ish-ministrja e Integrimit dhe deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha shkruan se pas gjendjes kritike të Euros në vendin tonë, fshihen paratë e pista. Klajda Gjosha: Zhvlerësimi i Euros është komentuar shumë pak nga qeveria gjatë vitit të fundit, duke u munduar të sjellin shpjegime për ta portretizuar këtë situatë si normale! Në fakt ky është një fenomen shqetësues për shumë qytetarë dhe biznese, por njëkohësisht tregon shumë për rrënimin e ekonomisë shqiptare. Vetëm gjatë vitit të fundit Euro ka humbur 10% të vlerës së saj! Çudia më e madhe është se kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e tjera euro ka treguar qëndrueshmëri! E gjithë kjo histori ka vetëm një të vërtetë, injektimin në ekonomi të “parave të pista” dhe kjo është një marrëzi që nëse nuk ndalet rrezikon të fundosë ekonominë shqiptare!