Klajda Gjosha: Zgjedhjet moment historik, Shqipëria ka nevojë për një qeveri serioze

171
Sigal

Kandidatja për deputete e LSI, Klajda Gjosha, u shpreh se ky është një moment historik dhe i shumëpritur për shqiptarët.

E ftuar në një emision televiziv Gjosha  theksoi se një “timonier” i vetëm e çoi vendin në greminë, ndërsa marrëveshja LSI-PD, tha Gjosha, do të implementohet më së miri pas 25 prillit.

“Ky është një moment historik sepse është shumë e pritur data e zgjedhjeve. Ky është një moment që qytetarët shqiptarë duhet të mendohen mirë sepse vota është për fëmijët e tyre, për të ardhmen e tyre. Një timonier i vetëm e çoi vendin në greminë. Në vend që të hapte 300 mijë vende pune, sot janë mbi 500 mijë të papunë. Unë mendoj se ka shumë punë për të bërë dhe kjo do të nisë me një qeveri serioze, e cila do të duhet fillimisht të balancojë pushtetet dhe serioziteti me programin që ne u kemi paraqitur qytetarëve. Marrëveshja më PD do të implementohet më së miri pas 25 prillit”.

Gjosha pranoi se ka shumë tension në prag të 25 prillit, ndërsa bëri thirrje për qetësi. “Ka shumë tension sidomos në disa qarqe të vendit. Thirrja që ne bëjmë për qytetarët është të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos provokohen”.