Klajda Gjosha: Tirana, nuk mund ta pranojë kurrë të renditet në anën e spiunëve. Votoni 6, LSI-në, votoni për familjet tuaja

257
Sigal

Kandidatja e LSI për Tiranën, Klajda Gjosha, nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë ku u mbajt mitingu madhështor dhe përmbyllës i fushatës së LSI-së deklaroi se Tirana, kryeqyteti, nuk mund ta pranojë kurrë humbjen, nuk mund ta pranojë kurrë të renditet në anën e spiunëve.

Fjala e plotë e Klajda Gjoshës: 

“Përshëndetje Tirana, përshëndetje sheshi më i bukur në botë! Dhe këtë bukuri ja keni dhënë vetëm ju sot. E jashtëzakonshme fushata e Tiranës, e jashtëzakonshme fushata e të gjithë Shqipërisë për të ardhmen, për rininë shqiptare, për familjet tuaja, për fëmijët tanë që duan ta ndërtojnë jetën në këtë vend, votojmë 6, votojmë LSI-në për të ardhmen. Tirana, kryeqyteti, nuk mund ta pranojë kurrë humbjen, nuk mund ta pranojë kurrë të renditet në anën e spiunëve.  Nuk mund ta pranojë kurrë të renditet në anën e betonit dhe jo të gjelbërimit. Nuk mund ta pranojë kurrë të renditet në anën e antivlerave. Tiranën e kanë shkatërruar, kanë shkatërruar historinë, kanë shkatërruar të ardhmen. Votoni LSI-në, votoni për familjet tuaja, ju bëj thirrje me zemër, numri 6 është numri i fatit, është numri juaj. Ndaj Tirana do ta nisë uraganin që nga ky shesh dhe do ta përfundojë me datën 25 për votën e fëmijëve tuaj. Fitore!”, u shpreh Klajda Gjosha.