Klajda Gjosha: Shqipërisë po i ndodhin çudira, dhe fatkeqësisht duket sikur janë normale!

393
Sigal

Betimin e Laura Vorpsit ditën e sotme, e ka komentuar dhe ish Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Gjosha shprehet se:

Shqipërisë po i ndodhin cudira dhe fatkeqësisht duket sikur janë normale!

Ja postimi i plotë i Gjoshës:

Shqipërisë po i ndodhin cudira dhe fatkeqësisht duket sikur janë normale! Atëherë kur mendon se nuk ka më keq se kaq, në atë moment ndodh cmenduria e rradhës dhe e kupton se e keqja, inati, keqdashësia dhe budallallëku nuk paskan limit!
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese që betohet para noteres?! Dhe ne pyesim përse ikin shqiptarët? Fatkeqësia ka zëvendësuar cdo shpresë dhe arroganca ka venitur cdo arsye!

Shqipërisë po i ndodhin cudira dhe fatkeqësisht duket sikur janë normale! Atëherë kur mendon se nuk ka më keq se kaq, në…

Gepostet von Klajda Gjosha am Donnerstag, 14. November 2019