Klajda Gjosha: Qytetarët kanë nevojë për politikë të përgjegjshme

303
Duket se loja në këtë fushatë po bëhet tepër e ashpër. Mes forcave politike të cilat janë vënë përballë njëra-tjetrës, ka deklarata tepër të forta. Por ajo që është më e rëndësishme, është fakti se të gjithë flasin për fitore. Tre forcat kryesore, PS-LSI-PD, flasin se në 25 qershor do të rreshtohen të parët, do fitojnë besimin e qytetarëve dhe do qeverisin vendin. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, jo në pak raste shkruan se qytetarët kanë nevojë për vizionin e qartë të partisë në të cilën ajo aderon, LSI. Politikën konfliktuale, Gjosha e konsideron të tepërt, ndërsa shton se LSI është ajo që do të punojë për rritjen ekonomike të vendit. “Qytetarёt tanё kanё para se gjithash nevojё pёr njё politikё tё pёrgjegjshme, kanë nevojë për njerëz tё pёrgjegjshёm qё tё punojnё pёr t’i sjellë mё shumё vizion ekonomisё shqiptare, pёr tё ndihmuar ekonominë shqiptare në tё gjithё sektorёt e saj qё mё pas tё gjithё ju të keni vende pune. Ne duhet tё punojmё pёr njё pakt kombёtar pёr zhvillimin e ekonomisё!”, shprehet Gjosha gjatë një takimi që zhvilloi në kryeqytet ku kryeson listën e kandidatëve.