Klajda Gjosha: I bëj thirrje Policisë së Shtetit të mos bëhet palë e asnjë partie

452
Eshte e papranueshme qe te trumbetosh reformat shtetndertuese,me thirrje te padegjuara me pare,ku Policise se Shtetit i kerkohet te mbledhe vota per partine! Eshte e papranueshme te ndodhe kjo ne nje vend qe do te cele negociatat me BE! Ne nuk mundemi te lejojme qe te zhbehen standarted e procesit te integrimit. Policia e Shtetit ne nje vend demokratik eshte e depolitizuar dhe ka vetem nje MISION:Te jete gardiania e qytetareve,lirive,te drejtave te tyre dhe te garantoje nje proces zgjedhor normal,ashtu sic shqiptaret e meritojne. I bej thirrje Policise se Shtetit te mos behet pale e asnje partie, asnje lloj interesi, pasi cdo veprim i tyre raportohet prane instancave te Bashkimit Europian. Cdo veprim ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjin behet pengese e te ardhmes europiane te Shqiperise. I bej thirrje gjithashtu Task Forces dhe Ministrit te Brendshem te ndalojne presionet ndaj administrates dhe te marrin te gjitha masat qe Policia e Shtetit te jete vigjilente dhe te reagoje ndaj cdo akti dhune qe po shoqeron fushaten zgjedhore!
Sigal