Sigal

Nga Klajda Gjosha:

Diskutimi i buxhetit patjetër që është momenti më i rëndësishëm si për politikën ashtu edhe për qytetarët, për të dhënë shpresën se viti që vjen do të sjellë një mundësi më të mirë jetese për të gjithë ne.

Mjafton t’i hedhim vetëm një sy buxhetit të 2019 për të kuptuar se sado rritje ekonomike të premtohet, sado populizëm dhe propagandë të ketë brenda, sado shifra marramendëse për investime dhe oferta të pakërkuara, edhe viti që vjen është një buxhet bazuar mbi taksa konsumi të cilat vit pas viti rriten edhe më shumë. 62% të të ardhurave nga tatimet e doganat i paguajnë individët përmes taksave të konsumit. Vetëm kjo shifër tregon qartë se vizioni që ne kemi për ekonominë është i cunguar dhe i pashpresë.

Pyetja që vjen natyrshëm është cili është titulli i Buxhetit të vitit 2019? Është një buxhet social? Është një buxhet që kërkon të mbështesë dhe t’i japë shtysë disa sektorëve të caktuar të ekonomisë? Në asnjë moment nuk kemi përgjigje sepse buxheti i kësaj qeveria punohet mbi bazë interesash dhe emergjencash të paplanifikuara.

Thuhet se borxhi publik vitin që vjen do të zbresë në vlerën 64.9%. Pyetja këtu është a janë llogaritur borxhet e akumuluara të PPP? A janë PPP një mënyrë e sofistikuar për fshehjen e borxhit? Dhe a mbetet kjo barrë mbi shpatullat e shqiptarëve për t’u paguar ndër vite? Mos harrojmë me investimin 1 Miliard Euro borxhi do të shkoj mbi 80% dhe ky është rreziku më i madh që qeveria po ia lë dhuratë brezave që do të vijnë!

Ndaj para se të kërkoni duartrokitje për buxhetin, është mirë bëj transparencë, realizëm dhe të jap llogari se ku po shkojnë taksat e qytetarëve shqiptarë!

No automatic alt text available.