Kisha e Dhërmiut/ Dule thërret në interpelancë Ramën

454
Kreu i PBNJ-së Vangjel Dule ka depozituar këtë të premte në kryesinë e Kuvendit kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi.
Kisha e Shën Thanasit u shemb më 26 gusht për t’i hapur rrugën rindërtimit të saj, siç ka qenë para shembjes prej regjimit komunist. Ndërtesa e shembur, që shërbente si kishë për banorët e zonës, ishte ndërtuar mbi themelet e kishës së vjetër në vitin 1994 dhe nuk kishte marrë asnjë dokument legalizimi për këtë.
Më herët, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e ka vlerësuar si vandal aktin e shembjes së kishës, ndërkohë që reagime pati edhe nga Greqia, reagim që solli kundërreagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare, që e cilësoi deklaratën e palës greke si ndërhyrje në punët e brendshme. 


Sigal