Kim Mehmeti: Në Shqipëri është i frikshëm proporcioni i pasur i varfër

214
Sigal

 

Për shkrimtarin e njohur Kim Mehmeti, në Shqipëri nuk ndërtohet shtet por vetëm parti, pasi partia është më e lartë se shtetit.Sipas Mehemetit në ndryshim nga Maqedonia, në Shqipëri politikanët dhe të tjerë me pozitë vjedhin masivisht, dhe diferenca mes shtresave është shumë e madhe. Ai për disa Shqipërinë e ka cilësuar si parajsë, por ka shtuar se për shumicën është si një ferr.“Në Shqipëri nuk ndërtohet shtet por vetëm parti. Atje nga pak mundohen të ketë edhe zgjedhje në Shqipëri nuk ka pasur kurrë zgjedhje të lira. Nuk mund të cilësohen si parim përçaj sundo por varfëro e sundo funksion në Shqipëri. Se ndërtohet një shtet parajsë për një numër të vogël dhe ferr për pjesën me të madhe. Në Maqedoni nuk është ka i frikshëm proporcioni. Në Shqipëri është e frikshme sa shumë para marrin disa. Paguhet shumë shtrenjtë si një cirk për të mbuluar varfërinë. Këtë cirk e paguani shumë shtrenjtë. Por çfarë kuptuar burrë shtetasit e Shqipërisë, ose partiakët, se më lirë të del të paguash nja 200 vete edhe shtrenjtë, 1 mln euro në vit , më mirë kuptuan se ti japësh popullit hisen që i takon. Në Maqedoni nuk është në këtë përmase. Ka hajdutë por vjedhin me masë. Dhe ne lavdërohemi se hajdutët tanë janë më të kujdesshëm.  Është mëkat se edhe ne që merremi me mendimin kritik dhe neve fillon të na pëlqejë se hajduti i partisë time është i mirë. Se më pengon më shumë hajduti i partisë tjetër. Se hajduti im me jep mua ndërsa hajduti tjetër jo.Në prokurori të japin sinjale. Të ofrohet shpërblim dhe do u them. Në jetë nuk ka asgjë më të shtrenjtë se liria individuale. Nuk je i lirë nëse ekonomikisht,. Se nëse unë do e kisha pagën 250 euro nuk mund të isha i lirë. Kam pasur fat dhe jo se jam më i miri. Se kam paguar për të huajt. Vetëm 8 muaj kam paguar në shtet. Këto vëlla të  blejnë. Një opinionist 10 mijë euro në muaj. Është viktimë e politikanëve por edhe e jona në Shqipëri. Se vetëm në Shqipëri vlen vetëm se di të bësh si fallxhor dhe di të flasësh apo të jesh i ashpër”. tha Mehmeti.