Këshilli Politik përfundon punën, Gjiknuri dorëzon në Kuvend draftin përfundimtar të Zgjedhores

328
Sigal

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka dorëzuar sot në Kuvend draftin final të marrëveshjes së arritur me opozitën.

Sipas informacioneve mësohet se Këshilli Politik ka zhvilluar mbledhjen e fundit mbrëmjen e djeshme dhe janë bërë disa ndryshime të tjera në draftin e dakordësuar më herët.

Bëhet me dije se ndryshime ka pasur për mënyrën e vendimmarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe disa ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor.

Edhe vota e emigrantëve është dakordësuar të jetë që në zgjedhjet e ardhshme dhe mënyrën se si ata mund të votojnë.