Zbardhet mbledhja e orëve të vona e Këshillit Kombëtar të PD e thirrur nga Gazment Bardhi. Vendoset çrregjistrimi i Bashës nga regjistri i partive politike dhe shkrihet kryesia. Ja emrat që pritet të dorëhiqen
Këshilli Kombëtar i thirrur në një mbledhje online nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka vendosur të pranojë dorëheqjen e ish- kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe të nënkryetarit, Enkeljd Alibeaj. Këshilli Kombëtar vërejti se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023, janë antistatutore, të marra pa kuorum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë. Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor. Të gjitha këto vendime janë anuluar dhe Këshilli Kombëtar ka vendosur të pezullojë veprimtarinë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj Por Këshilli nga ana tjetër, ka vendosur të shtyje për një mbledhje tjetër vendimin për të pranuar ose jo dorëheqjen e dy nënkryetarëve të PD-së, Jorida Tabaku dhe Agron Gjekamarkaj, pasi, sipas Këshillit, dorëheqja e tyre nuk është e parevokueshme. Tre anëtarët e Komisionit të Drejtimit të Mbledhjes, Dhurata Çupi, Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja, që në fillim të mbledhjes janë shprehur se email i nisur në emër të një organi statutor të PD –së, siç është Komisioni i Apelimit, Etikës dhe Integritet, përbën një shkelje statutore për shkak se ky organ nuk është miratuar nga Këshilli Kombëtar, nuk është formalizuar jurdikisht sipas statutit dhe për pasojë nuk ekziston. Këshilli Kombëtar i PD, si organi më i lartë drejtues i Partisë, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike, bazuar edhe në vendimin e KAS për dorëheqjen e tij, që është lënë në fuqi nga gjykata. “Këshilli Kombëtar vërejti se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023, janë antistatutore, të marra pa kourum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë. Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor. Të gjitha këto vendime janë anulluar dhe Këshilli Kombëtar ka vendosur të pezullojë veprimtarinë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj”, thuhet në vendimin e Këshillit në përfundim të mbledhjes.”



















