Kërpaçi: Shqipëria Evropiane, nuk ka nevojë për duartrokitje të sukseseve imagjinare!

455
Sigal

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ishte e ftuar nga CRCA në prezantimin e Raportit “Të rinjtë për të drejtat e Fëmijëve”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kërpaçi shkruan se edhe pse respektimi i i të drejtave të njeriut është kusht për Integrimin në BE, për 85% te rinisë në Shqipëri ato nuk respektohen.

“Shqipëria do të jetë evropiane kur rinia të dojë dhe të ketë shanse për të jetuar në Shqipëri. Kur të ketë punës, arsim cilësor dhe shanse për jetë të qetë e me mundësi, njëlloj si bashkëmoshatarët në Evropë. Ky është misioni që duhet të na bashkojë të gjithëve, jo duartrokitjet për suksese imagjinare të eurokratëve dhe raporteve me photoshop.”- shkruan Kryetarja e LRI-së.

Më poshtë postimi i plotë i Kërpaçit:

Shqipëria Evropiane, nuk ka nevojë për duartrokitje të sukseseve imagjinare!

Edhe pse respektimi i të drejtave të njeriut është kusht për Integrimin në BE, për 85% të rinisë në Shqipëri ato nuk respektohen!

Rinia shprehet me dhimbje se vuajtjet e përditshme nga varfëria, mungesa e perspektivës, dhuna dhe bullizmi, cilësia e ulët e arsimit, papunësia e prindërve janë shkaktarët kryesorë për ndrydhjen e te drejtave.

86% e të rinjve akuzojnë qeverinë si shkaktaren kryesore! Të njëjtën qeveri që raportet ndërkombëtare e akuzojnë për ndrydhjen e lirisë së medias, apo lirisë së konkurencës në tregun e lirë për shkak të korrupsionit galopant.

E ftuar nga CRCA në prezantimin e Raportit “Të rinjtë për të drejtat e Fëmijëve”, rikonfirmova dhe njëherë bindjen se rinia e sotme më shumë se kurrë ka nevojë për rrëzimin e sistemit të fasadave mashtruese të kësaj qeverie.

Shqipëria do të jetë evropiane kur rinia të dojë dhe të ketë shanse për të jetuar në Shqipëri. Kur të ketë punës, arsim cilësor dhe shanse për jetë të qetë e me mundësi, njëlloj si bashkëmoshatarët në Evropë. Ky është misioni që duhet të na bashkojë të gjithëve, jo duartrokitjet për suksese imagjinare të eurokratëve dhe raporteve me photoshop.