Kërpaçi: Mos i lini maturantët në harresë

60
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se në këtë situatë të vështirë , ku mësimi po “zhvillohet online” e ku padiskutim dhe mësuesit, misionarët e dijes pavarësisht problemeve të jashtëzakonshme po bëjnë të pamundurën në kushte të pafavorshme, -shqetësimi më i madh është matura shtetërore.
Postimi i plotë:
Mos i lini maturantët në harresë
Duke folur me shumë gjimnazistë këto ditë izolimi kam pasur mundësi të shkëmbej me ta ide e mendime mbi çështje të ndryshme.
Megjithatë,një shqetësim i madh që po i mundon është çfarë do të ndodh me ta si maturant.
Dhe në këto momente, të distancimit social, të qëndrimit në shtëpi e pamundësisë për të jetuar përditshmërinë shqetësimi i tyre është edhe më i madh.
Dhe jam 100% me ta!
Sepse,Matura Shtetërore është një eksperiment i lajthitur që nuk i përgjigjet lodhjes e përkushtimit së të rinjve dhe sakrificës së prindërve e mbi të gjitha që nuk i orienton të rinjtë drejt degëve për të ardhmen e tyre!
E kjo është një gjë, që përtej propagandës e çdo show që reklamohet nga qeveria, aty në korridoret e klasave e në çdo diskutim me të rinjtë e dallon shqetësimin e madh që kanë mbi këtë proçes.
E ky nuk është një shqetësim vetëm i maturantëve, por një frikë e një pasiguri e një proçesi që mbërthen të gjithë të rinjtë!
Në këtë situatë të vështirë , ku mësimi po “zhvillohet online” e ku padiskutim dhe mësuesit, misionarët e dijes pavarësisht problemeve të jashtëzakonshme po bëjnë të pamundurën në kushte të pafavorshme, -shqetësimi më i madh për ta është çfarë do të bëhet?
-Çfarë do të ndodhi? A ka një strategji ?
-Po me ata mijëra të rinj që nuk kanë mundësi të kenë një vakt e jo më të ndjekin mësimin online, e ku në këto momente po përballen me mbijetesën , çfarë do të ndodhi?
-Apo ata do të penalizohen sepse nuk kanë mundësi ekonomike e shteti është shumë i angazhuar duke u marrë me propagandën e rradhës ?
Penalizim se nuk ke mundësi dhe se shteti është aq shumë në shërbim të një grushti njerëzish sa që nuk ka solidaritet e aftësi për të treguar që është aty për ta!
Ndaj, herën tjetër që zonja ministre apo kushdo tjetër që merr hapësirë televizive, duhet ta lërë propagandën, dhe ti japin zgjidhje problemit të mijëra të rinjve që nuk po bëjnë mësim dhe janë në vështirësi mbijetese me familjet e tyre!
Në të vërtetë do ishte mirë të mos dilnin fare po thjesht të bënin punën. Ka mjaftueshëm gjëra të tjera për të parë, këta i paguajmë me taska për të bërë tjetër punë!
Të dashur maturant,
Mesazhi im për ju është të lexoni sa më shumë në këto ditë, të përforconi dijen tuaj e mos të dorëzoheni! Dikur dhe une kam qënë maturante dhe e kuptoj frikën e dyfishë që ju shoqëron në këto ditë të pazakonta!
Kthejeni këtë vështirësi në forcë e besim se mund t’ia dilni!
Në fund ajo është pasuria më e madhe që keni, sidomos kur je maturant në një shtet që drejtohet nga Mbrapshtësia.
Do ta ndryshojmë këtë realitet për të gjithë brezat që do vijnë e për të ndriçuar Shqipërinë tonë