Kërpaçi: Me ikjen e të rinjve, Shqipërisë po i ikën e ardhmja

491
Sigal

Nga Floida Kërpaçi

Jam ndjerë shumë keq që Olta, një vajzë e re të cilën e njihja shumë mirë, studente ekselente dhe mjaft e zonja në profesionin e saj si fizioterapiste, u largua nga vendi ynë për të gjetur punësim e ndërtuar jetën në Gjermani!

Me ikjen e të rinjve, Shqipërisë po i ikën e ardhmja. Ata janë mjekët e së ardhmes, mësuesit, farmacistët, ekonomistët, gazetarët apo profesionistët e tjerë pa të cilët Shqipëria do shkojë keq e më keq!

Edi Rama dhe qeveria e bandave ka kapur shtetin, ka vrarë ëndrrat, nuk i ka dhënë asnjë mbështetje të rinjve! #ZEROMBËSHTETJE

Pas refuzimit kombëtar ndaj votimeve moniste të 30 qershorit, forca jonë do ta thyej këtë regjim që i shërben një grushti njerëzish dhe jo qytetarëve të Shqipërisë!

#8Korrik #Protesto #ShqipëriaShtëpiaJuaj🌹