Kërpaçi: Ja sa kushton të jesh student sot në Shqipëri

368
Sigal

Kryetarja e LRI e shoqëruar me një studente ekonomie ka risjellë në vëmendje koston e lartë e studentëve në Shqipëri, duke përsëritur thirrjen e LSI për mbështetje financiare ndaj të rinjve dhe studentëve të goditur dhe nga pandemia.

Kërpaçi: Përshëndetje, jam bashkë me Arjanën, studente në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik për të treguar shpenzimet e larta që kanë familjet shqiptare dhe studentët, dhe nga ana tjetër qeveria që nuk do t’ia dijë fare.

Studentja: Është shumë e vërtetë që ne studentët kemi shumë shpenzime. Që nga rënia e pandemisë në muajin mars e deri në dhjetor, ne kemi mbajtur shtëpitë me qira, duke i paguar ato edhe pse nuk kemi jetuar fare. Nga muaji mars e deri në muajin dhjetor, shpenzimet e shtëpisë me qira kanë shkuar 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Për të filluar me tej me tarifën e shkollës, për bachelor-in, aktualisht e kam 350 mijë lekë të vjetra tarifën. Ndërsa tarifa e një studenti që është në master është 1 milion e 440 mijë lekë të vjetra për masterin profesional, pasi masteri shkencor është pak më i shtrenjtë. Për të vazhduar me shpenzimet si drita, ujë, ushqime, shpenzime normale të një studenti në muaj që shkojnë 200 mijë lekë të vjetra.
Transporti ndër qytetas, secili prej nesh shkon të paktën 2 herë në muaj për të takuar familjarët e vet dhe shkon rreth 40 mijë lekë të vjetra në muaj transporti vajtje-ardhje. Libra, mjete shkollore, lapsa, stilolapsa për një vit pak a shumë 150 mijë lekë të vjetra.Interneti që duhet se s’bën edhe në telefon edhe në laptop, pra edhe në shtëpi pasi tani me platformën online duhet të kemi akses edhe kur jemi në shtëpi edhe jashtë saj, shkon afërsisht 30 mijë lekë të vjetra në muaj. Dhe laptop që duhet të ketë secili prej nesh, laptopi më i lirë shkon tek 400 mijë lekë të vjetra. Në total, një student i bachelorit e ka totalin e gjithë këtyre 2 milion e 370 mijë lekë të vjetra. Ndërsa një student i masterit i shkon diku tek 3 milion e 460 mijë lekë të vjetra.

Kërpaçi: Pra, kjo është kosto shumë e lartë për familjet shqiptare që kanë studentë. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim kemi bërë thirrje dhe gjatë kohës së pandemisë që t’iu subvencionohen 100% të gjitha tarifat studentëve. Qeveria i ka lënë në baltë, i ka lënë mes 4 rrugëve. Dhe sot mijëra studentë janë të detyruar të braktisin auditorët, të braktisin shkollat, të emigrojnë jashtë Shqipërisë, të bëjnë punë të ndryshme vetëm për të përballuar kostot e larta dhe shpenzimet që kanë ata dhe familjet e tyre.