Kërpaçi-Ballës: Elbasani dhe Shqipëria shtëpi e mafies, keni shpopulluar vendin

255
Sigal

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi i është kthyer kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke thënë se Rilindja e ka kthyer Elbasanin dhe Shqipërinë në shtëpi të mafies dhe se kanë shpopulluar vendin.

Postimi i plotë

Taulant, mirë që kopjon por mos gënje! Rilindja, Rama dhe njerëzit si puna jote e kanë shpopulluar Shqipërinë. Do të jemi ne, të rinjtë që e duam këtë vend dhe që do ta kthejmë Elbasanin & Shqipërinë nga shtëpi të mafies në një shtëpi ku të gjithë shqiptarët të jetojnë me punë, arsim dhe dinjitet!