Kërdi me fondet e Lushnjës/ 282 MLN lekë naftë tek Vangjel Nushi pa garë

Eriselda Sefa vazhdon vesin e shpenzimeve pa kriter të fondeve të Bashkisë Lushnje. Një javë më parë fermerët në Lushnjë u ankuan për tregun e ri në qytet, ku treguan se nuk përmbush asnjë kusht dhe atyre po iu prishen produktet. Asnjë reagim nuk pati nga Sefa për këtë rast, ajo është e zënë duke bërë shpenzime të tjera.

Ajo ka firmosur një tender me vlerë 282 milionë lekë me objekt “Blerje Gazoili për nevojat e NPP dhe Bordit te Ujitjes dhe Kullimit”. Kontrata për këtë tender është lidhur më datë 15 qershor dhe afati parashikohet deri në qershor të vitit 2024. Pra, Sefa ka siguruar naftë për një vit, pavarësisht se kemi të bëjmë me një product, çmimi i të cilit ndryshon nga dita në ditë, për shkak të krizës.

Sigal

Ndërkohë, fakt tjetër që spikasim në dokument është mungesa e konkurrencës. Sepse vetëm firma NUSHI SH.P.K.”, në pronësi të Vangjel Nushit ka dorëzuar ofertë.

Për këto raste kur nuk ka më shumë se dy konkurrentë për një tender, ligji i Prokurimeve Publike kërkon që tenderi të anulohet. Rregull të cilin Sefa nuk e ka zbatuar. Pa konkurrencë fare ajo ia ka falur tenderin Nushit. Çka e bënë më të paqartë qëllimin për të cilin po shpenzohen këto para.

Kështu Nushi i përlau 282 milionë lekë qytetarëve të Lushnjës dhe do i japë kryetares 176,715.70 litra naftë.

Ndërkohë nga një kërkim në transaksionet e Thesarit për këtë firmë, rezulton se Nushi është i preferuari i Eriselda Sefës. Në tabelën më poshtë shohim se firma e tij në 3 vitet e fundit ka përfituar 1.2 miliardë lekë dhe të gjitha këto para janë dhënë nga Sefa, sepse çdo tender e ka fituar nga Bashkia Lushnjë.

Fakti që kjo bashki i jep çdo tender firmës në fjalë lë vend për dyshime, por në këtë rast i takon SPAK që të hetojë, sepse Sefa po ecën në rrugën e  Fatos Tushes.