Kërcënojnë partitë e vogla: Ndryshoni Kodin Zgjedhor, përndryshe braktisim aleancat

406
Sigal

 

Partitë e vogla parlamentare dhe joparlamentare kanë zhvilluar dje takimin e radhës që përkoi me njëvjetorin e tryezës për zgjedhje të lira e me standarde. Partitë e vogla politike propozuan dje ndryshimet e mundshme zgjedhore për t’ia përcjellë Komisionit të Posaçëm Parlamentar, siç janë administrimi i procesit zgjedhor nga njerëz jo politike, financimi i partive politike nga buxheti i shtetit, prezantimi i listave të hapura dhe pranimi sistemit të korrektuar kombëtar. Koordinatori për partitë e vogla, Eduart Abazi, tha: “Besuam se zëri i përfaqësuesve të mbi 1/3 së shqiptarëve do arrinte të dëgjohej, por u ndeshëm me murin e shurdhër të partive të mëdha. Ne sot do të hartojmë propozimet që janë të mundshme të realizohen deri në afatin e fundit, 20 dhjetor për t’ia përcjellë Komisionit të Posaçëm”. Krerë të partive te vogla politike deklaruan qëndrimin e tyre për të braktisur aleancat, nëse nuk pranohen ndryshimet. Ata ripërsëritën idenë e krijimit të një aleancë të përbashkët mes partive të vogla përtej ngjyrimeve politike, duke zhveshur kështu partitë e mëdha nga aleancat, por iniciativat politike dhe vendimet do të merren në takimin e ardhshëm, ku mund të finalizohet një qëndrim politik.