Kërcënohet me jetë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

50

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë në emër të Gjykatës Kushtetuese.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti shkruan se kërcënimi ka ardhur nga “Garda Vullnetare Shqiptare” dhe se sipas tij regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të.

“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexha. Nuk ka shpjegim tjetër”, shkruan Kurti.

“Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin. Dekreti i Presidentit nuk është amandament kushtetute. Për çka nuk flet Kushtetuta nuk mund të flasë Presidenti. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë. Ne jemi duke i ndjekur me kujdes zhvillimet teksa po presim Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Postimi i plotë: