“Kemi konstatuar presion ndaj nëpunësve civilë”, OSBE: Shitblerja e votës vazhdon të mbetet problem

168
Sigal

Deklarata e përfaqësuesit të OSBE/ODIHR-it:

Nuk është se kam shumë gjëra për të thënë. Më lejoni të prezantoj organizatën tonë. Unë kam nderin të drejtoj Asamblenë Parlamentare të Këshillit Europian. PACE vëzhgoi zgjedhjet dhe që prej 91’ ne jemi këtu për të vëzhguar zgjedhjet dhe do të doja të falenderoja autoritetet që na kanë ftuar të vëzhgojmë zgjedhjet.

Unë kam qënë këtu para 5 vitesh për komisionin e zhvilluar nga PACEN dhe dua të them që prej këtyre 5 viteve vështir se e dalloj më Tiranën, dua të përgëzoj qytetarët e këtij vendi për punën e tyre.

Një numër i konsiderueshëm i qendrave të votimit për fat të keq dhe kjo është ajo që ne e shohim për problem. Këto qendra nuk ishin të aksesueshme për personat me aftësi fizike. Në disa qendra të tjera votimi nuk respektohej distance fizike.

Shitblerja e votës vazhdon të mbetet problem. Po kështu ka ndodhur me presionet e nëpunësve civilë, mund të thuhet se dita e votimit shkoi shumë më mirë se sa fushata. Sigurisht ne e kuptojmë që nuk është e lehtë të provosh të gjitha shkeljet dhe nuk është detyra jonë, ne jemi vëzhgues, nuk jemi këtu për të gjykuar.

Për ketë arsye jemi të vetëdijshëm për një sërë hetimesh për rastet serioze dhe pret të informohet për rezultatet në kohën e duhur.