Këmbanat e kishës shoqërojnë fjalën e Kryemadhit: U pastroftë shpirti i trazuar i Edi Ramës

339
Sigal

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, po prononcohej para gazetarëve në mbyllje të takimit me Bashën në selinë e PD-së, këmbanat e kishës Ortodokse që ndodhet aty pranë shoqëruan të gjithë fjalën e kësaj.

Ndaj këtij momenti nuk ishte idiferente as vetë ajo që e shfrytëzoi për të dhënë një mesazh.

Kryemadhi: Kjo këmbanë i ndihmoftë shqiptarët dhe pastroftë shpirtin e trazuar të Edi Ramës.

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, opozita do të dalë me një qëndrim zyrtar në orën 12 rreth aksionit politik të saj.