Këlliçi: Basha dhe Rama në një pol, koalicioni me LSI-në për të provuar se cila është opozita e vërtetë

166
Sigal

Belind Këlliçi, Deputet PD-së u shpreh se nuk ka dyshim se ekziston një pol Rama-Basha.

Ai tha se këtë herë koalicioni me LSI-në do të tregojë se cila është PD-ja e vërtetë dhe opozita e vërtetë në vend përballë Bashës.

Këlliçi: Poli Rama-Basha është, nuk ka dyshim kjo gjë. Koalicioni këtë radhë është edhe një test për ta parë këtë bashkëpunim dhe se si i prisnin njerëzit. Nuk është ndonjë risi sepse ka ndodhur edhe më parë. Përfituesi më i madh nga ky koalicion ka qenë Basha.

Të vetmet herë kur kemi pasur një koalicion të tillë, Basha u zgjodh kryetar Bashkia. E vetmja risi është momenti ky ndodhet politika në vend. Nuk mund të themi se është një pol i tretë, sepse nuk është një i tillë. LSI-ja ka përfaqësuesit e saj dhe deputetët e saj, ne kemi deputetët tanë. 6 marsi shërben si një barometër konkret për të treguar se kush është opozita e vërtetë përballë Ramës.