Kejdi Mehmetaj: “Në punën tonë do të fokusohemi që t’ju krijojmë shumë shanse artistëve të rinj për të promovuar punët e tyre”

314
Nënkryetarët e LSI, Kejdi Mehmetaj së bashku me Luan Rama ishin në çeljen e ekspozitës ‘Melody’, me punime nga 23 artistë të rinj në pikturë, skulpturë, vizatim dhe fotografi. “Realisht mbështetja jonë që është shumë minimaliste, krahasuar me mbështetjen që meritojnë këta artistë. Në punën tonë do të fokusohemi që t’ju krijojmë më shumë shanse artistëve të rinj për të promovuar punët e tyre dhe për të fituar hapësirat aq shumë të munguara. Faleminderit Ila dhe gjithë grupit për bashkëpunimin dhe shumë suksese në punën tuaj. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur përsëri sot, gjithashtu shumë shpejt edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë”, është shprehur Mehmetaj.
Sigal