Kejdi Mehmetaj: Më i dituri i kabinetit “Rama”

861
Sigal

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar për një postim të zv.ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.
“Më i dituri dhe i lexuari, vet “gjeniu” i kabinetit Rama, Z.Gent Caka, ka publikuar këtë video në llogarinë zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Twitter referuar marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-ShBA. Sipas studimeve të thelluara që personalisht do ketë kryer, Z.Caka ka dalë në përfundimin se Shqipëria është shteti që më gjatë ka përjetuar luftën e dytë botërore, plot 52 vite (sipas videos nga viti 1939 deri në vitin 1991). Enigma që kanë tani shqiptarët “jo aq të lexuar” sa Z.Caka është: 50 vitet e komunizmit nëpër të cilat kaloi Shqipëria ku humbën? Si shpjegohet ky gabim? Padituri? Frikë nga e kaluara? Apo vallë edhe Z.Caka po ndjek rrugën e Ramës drejt rikthimit të historisë dhe kohën e komunizmit e konsideron normalitet të parëndësishëm për tu përmendur.

Çudirat vazhdojnë…”,- shkruan Mehmetaj në Facebook.