KE “shuplakë” Rilindjes/ Maros Sefcovc: Funksionimi i Shtetit të së Drejtës, është kushti kryesor për hapjen e negociatave me Shqipërinë

169
Sigal

Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian për Marrëdhëniet, në një konferencë të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme në BE, Maros Šefcovc, u shpreh se shteti i së drejtës është parametri kryesor për negociatat me Shqipërinë. Në fjalën e tij, tha ndër të tjera se KE, po punon shumë, në mënyrë që të dyja vendet të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare, brenda presidencës portugeze. Maros Šefcovc: “Mund të theksoj se nga ana e komisionit po punojmë shumë që të dyja vendet të mund të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjerimi është një proces mjaft kërkues. Ne i kemi dhënë rëndësi  të veçantë shtetit të së drejtës dhe të gjitha çështjeve të ndjeshme që duhen vendosur në negociata, me ato i mbyllim kapitujt. Mendoj se shteti i së drejtës do jetë parametri kryesor për negociatat. Duhet të japim një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj shumë që brenda presidencës portugeze të mbahet konferenca e parë.”