KE i jep Shqipërisë 180 mln euro kredi

283
Komisioni Europian ka miratuar propozimin për një paketë ndihme makro-financiare për të përballuar pandeminë e koronavirusit, nga e cila Shqipëria do të përfitojë 180 milionë euro.
Sigal

Por ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka bërë të ditur se kjo shumë është në formë kredie për Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Kosova do të përfitojë 100 milionë euro, po aq sa edhe Maqedonia e Veriut.

Shteti i Ballkanit Perëndimor që do të marrë shumën më të madhe duket se është Bosnje-Hercegovina, 250 milionë euro, ndërsa Malit të Zi i janë akorduar vetëm 60 milionë euro. Bosnje-Hercegovina është edhe vendi më i prekur nga Covid-19 prej shteteve ballkannike në listë, me mbi 50 viktima dhe mbi 1300 raste të konfirmuara.

Propozimi i miratuar, ishte bërë në bazë të strategjisë së Bashkimit Europian ‘Team Europe’, për të mbështetur vendet partnere të unionit në përpjekjet e tyre për të përballuar pasojat shëndetësore dhe ekonomike të pandemisë.

‘Ky vendim përfaqëson një demonstrim të rëndësishëm të solidaritetit të Bashkimit Europian për këto shtete në një kohë të një krize të paprecedentë’, thotë BE, në njoftimin për mediat.