Katër vite nga protesta e 2 marsit, Meta: Ky mesazh jeton fuqishëm në çdo kohë!

20
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kujtuar protestën e 2 marsit të mbajtur katër vite më parë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai u shpreh se është falënderues ndaj qindra qytetarëve, të cilët ju përgjigjën thirrjes për të mbrojtur Kushtetutën dhe Sovranitetin.

Postimi:

” Një popull që fle në demokraci, ka rrezik që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Mirënjohje qindra mijëra qytetarëve, të cilët 4 vite më parë ju përgjigjën thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën dhe Sovranitetin e tyre!
Mesazhi i rëndësishëm dhe frymëzues i 2 Marsit 2020, jeton fuqishëm në çdo kohë!