Kastriot Myftaraj: Sekreti përse Amerika vlerëson dhe mbron Ardian Dvoranin

385
Sigal

Vlerësimi i gjyqtarit, Ardian Dvorani, si kampion i anti-korrupsionit nga DASH ishte në fokus të analizës së Kastriot Myftaraj.

Nga Amerika na ka ardhur një lajm i jashtëzakonshëm. Departamenti i Shtetit ka nxjerrë një listë me kampionët e anti-korruopsionit në botë dhe ndër këta të 12 është dhe emri i Ardian Dvoranit, ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë dhe ish-kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i krijuar me reformën në drejtësi, me ndryshimet kushtetuese të 2016.Ka pasur një qëndrim të presidentit Ilir Meta, i cili vlerësimin për Ardian Dvoranin e ka quajtur qëndrim të një mafie ndërkombëtare. Mesa duket Presidenti nënkupton ndikimin e fondacionit Soros, por ngjarjet janë më të ndërlikuara pa mohuar që Soros mund të ketë pasur ndikimin e vet. Janë disa gjëra më të thella që e lidhin Ardian Dvoranin me Ambasadën amrikane në Tiranë. Sekretari i DASH nuk e di kush është Ardian Dvorani, është Ambasada që ja ka nisur emrin e tij dhe ka hyrë në këtë listë të kampionëve të anti-korrupsionit. Pas këtij vlerësimi dhe mbrojtje amerikane të Ardian Dvoranit qëndron diçka më e thellë. Ai do të ishte në burg sot nga pushteti i Ramës. Në 2020, Dvorani doli në përgjimet që ju bënë Henri Çilit, i cili u arrestua. Çili kishte ndërhyrë te Dvorani kundrejt një pagese nga ana e familjes së dy të dënuarve nga Lazarati për vrasjen e një oficeri policie të RENEA-s që tu ulej dënimi. Një shumë prej 750 mijë euro. Çili u arestua për këtë gjë, Dvorani e mohoi, tha nuk e njoh Henri Çilin. Përgjimet ishin të policisë dhe prokurorisë, janë bërë te kafja e Hotel Tiranës.”,- u shpreh Myftaraj.

/Emisioni “Ju flet Moska”, RTV ORA