Kastriot Islami, ish kryetar i Parlamentit/ Gjykoj se ajo që ndodhi, konfirmoi se s’ka mandat të 3-të për Ramën…

519
Sigal

Nuk gjej shumë argumenta për të justifkuar një takim Basha-Rama, aq më tepër që Basha duhet të vazhdojë të kërkojë ndëshkimin e Ramës. Nëse kjo do të ndodhte në këto rrethana, ajo do të tingëllonte si një pazar deja-vue Rama-Basha të cilin Rama e kërkon prej kohësh për të përçarë opozitën dhe diskretituar lidershipin e opozitës… e mbi të gjitha për të ulur mbështetjen e qytetarëve për opozitën…siç bëri në 2017

Jakup B, GJOÇA

Prof. Kastriot Islami, ish kryetari i Parlamentit, në intervistën për gazetën “Telegraf”, duke analizuar ngjarjet e dy ditëve të fundit, sidomos çfarë ndodh në Këshillin Politik, pjesëmarrjen aktive të ambasadorëve të huaj, shprehet, se tashmë, nuk do të ketë më mandat të tretë për Edi Ramën, si kryeministër, sepse, nuk bëhet fjalë për një ngërç politik, por për një krizë shumëplanëshe, politike, ekonomike, sociale, institucionale, kushtetuese. Dhe, Prof. Islami pohon se arsyeja kryesore e kësaj krize shumëplanëshe, është se Rama është kundër reformave konsensuale, integruese, ndërkohë, që më ndihmën e lobistëve të majmur nga paratë e korrupsionit e drogave, ka imponuar deri tani mekanizmin antikonsensual për miratimin e reformave. Prof. Islami, si një njohës i mirë i sistemeve zgjedhore, shprehet, se për përgatitjen e zgjedhjeve në Shqipëri duhet domosdoshmërisht, qeveri kujdesare.  

–  Prof.  Kastriot Islami, pasi keni ndjekur zhvillimet e pardjeshme dhe të djeshme, cila është ndjesia juaj?

–  E di që shumë vetë nuk do të ndajnë të njëjtin mendim, por shpresoj të mos jem i gabuar! Në realitet  prezenca e mendimeve të ndryshme e madje deri të kundërta me shumë nga miqtë që kemi bashkëndarë më parë e në vijim të njëjtat analiza e përfundime, vjen jo vetëm se çështja shumë e koklavitur, por edhe sepse të gjithë precedentët, gjatë 7 vjetëve të fundit, kanë qënë pa përjashtim ndryshe nga çfarë kanë menduar e dëshiruar njerëzit e ndershëm e të aftë të këtij vëndi… Thënë ndryshe, gjatë këtyre 7 vjetëve të fundit, të gjithë janë gjëndur të befasuar, sesi ka mundësi që një hajdut e sharlatan, si Rama, të ketë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve për të realizuar Projektin e së Keqes, që po shkatërron vendin dhe po i detyron shqiptarët të largohen masivisht nga vëndi dhe kjo ka qenë e pamundur të  pengohet apo ndalohet?! Nga analizat racionale të bëra prej kohësh më rezulton se “nuk do të mund të ketë mandat të tretë për Ramën, çfarëdo që të ndodhë nga sot deri në zgjedhjet e ardhshme dhe çfarëdolloj manovrash të bëjë Rama, apo çfarëdolloj alibie për mbështetje të ndërkombëtarëve apo diversioni për të përcarë opozitën… që do të tentonte të krijonte “biri i kurvës”… “(sepse kështu e cilësojnë të gjithë miqtë e të afërm të tij që thonë se ai mund të mos jetë shumë i zgjuar, por është finok që s’ja hedh dot asnjë dhe ja hedh të gjithëve e s’ka “bir kurve” më të madh se ai që t’ja marrë pushtetin?!). Ajo që ndodhi së fundmi me reformën zgjedhore më përforcoi këtë përshtypje… Shpresoj të mos kem gabuar, ndonëse s’e përjashtoj…

Profesor, ku e bazoni këtë përfundim dhe analizën tuaj?

Zullumet e Ramës janë shumta e të konsiderueshme, për rrjedhojë të pambrojtshme për shumë kohë nga cilido ndërkombëtarë sado për zemër ta ketë pasur Ramën dhe të pa amnistueshme nga shqiptarët. Madje shumë shqiptarë kanë kërkuar ndëshikimin e tij dhe ky numër po rritet eksponencialisht me kalimin e kohës. Nga analiza ime racionale, unë kam arritur në përfundimin se ekzistojnë tre mënyra për të larguar Ramën nga pushteti:

  1. i) përmes rrugës klasike të një reforme realisht konsensuale zgjedhore për t’i hequr Ramës kontrollin e plotë mbi zgjedhjet, siç ka ndodhur pothuajse gjithnjë gjatë këtyre 30 vjetëve, madje edhe kur ka pasur kriza e trazira të mëdha që kanë krijuar perceptimin se një zgjidhje e tillë nuk do të funksiononte;
  2. ii) përmes “implikimit” të fuqishëm të ndërkombëtarëve, haptas apo më “stilin e tyre”, siç ndodhi para pak kohësh edhe në vëndin fqinj;

iii) me shpërthim të revoltës popullore. Shikoj se “suksesi i fundit” ka mundësuar një zgjidhje që kalon mes opsionit të parë e të dytë, ose si kombinim i tyre…

Prof. Kastriot Islami, sipas jush, cili ishte ngërçi i Reformës Zgjedhore?

Kërkoj ndjesë  t’i bëj saktësim një termi të vendosur në pyetjen tuaj. Po të kemi parasysh se  çfarë ka ndodhur në këto shtatë vjet, nuk mund të flitet thjesht për “ngërc”, por për një krizë shumëplanëshe dhe tepër të thellë, politike, ekonomike, sociale, institucionale, kushtetuese e tjerë e tjerë… Reforma zgjedhore ishte projektuar nga Rama që të  dështonte edhe këtë rradhë, siç kanë dështuar të gjithë reformat që nga viti 2013, kur Rama ka ardhur në pushtet, pavarësisht se qytetarëve ju është thënë pas pilafit e kundërta, Kjo skemë është aplikuar disa herë me “sukses” nga Rama, por tani duket se kjo i është kthyer në bumerang…Më konkretisht, Rama prej 7 vjetësh deklaron se reforma e dështuar e ndarjes territoriale dhe reforma e dështuar e drejtësisë kanë qënë të suksesshme. Edhe këtë rradhë, Rama ishte përgatitur të krijonte alibinë se reforma zgjedhore rezultoi e suksesshme, pavarësisht se kishte marrë të gjithë masat që ajo të dështonte… dhe pastaj të fajësonte opozitën, Bashën, Monikën, Metën e Berishën për tentativë antireformë. Kjo, mesa duket, nuk ndodhi këtë rradhë, pavarësisht se gjasat ishin që ajo të dështonte, ndërkohë që për shumë individë, edhe të mençur e të ndershëm, ajo  më të drejtë vazhdon të perceptohet e dështuar! Të presim edhe pak ditë, kjo vlen edhe për mua!

Profesor, si ka mundësi që qeveria dhe ky parlament t’ju shesë sapunin për djathë qytetarëve?

Rama është një pervers diabolik, anti-reformë e anti-integrim, por ende ka shumë vetë, që nuk e besojnë këtë përfundim. Rama gjithnjë ka punuar për dështimin e reformave integruese, sepse progresi drejt anëtarësimit në BE ja shkatërron pushtetin personal. Madje, sa më evidente e transparente bëhet kjo gjë për qytetarët,  aq më të ethshme janë përpjekjet e tij për t’i mbushur mëndjen qytetarëve për të kundërtën. Madje për t’i bërë “shplarjen e  trurit”, ai përdor të gjithë pushtetin e e paratë e tij të pista, duke bërë ndërkohë presion të gjithanshëm mbi këdo nga kundërshtarët apo mbi ata që shikojnë të vërtetën apo e ndriçojnë atë, duke i etiketuar si anti-reformë, anti-perëndimorë, anti-europiane, e anti-amerikane… Qytetarët në shumicë, duke mos qënë aspak naivë nuk e hanë natyrisht sapunin për djathë, pra e kuptojnë të gjithë këtë “lojë”, por duke qënë të varfër e gjithnjë e më të pafuqishëm për t’ju kundërvënë kësaj “loje”, kanë gjetur zgjidhjen e thjeshtë personale, fillimisht atë të heshtjes e më tej të largimit nga vëndi…Prandaj, situata në vend ka degraduar në ekstrem dhe do të vazhdojë të përkeqësohet, derisa Rama të vazhdojë të mbajë karriken e kryeministrit…

Profesor, a mund të na thoni për lexuesit e gazetën “Telegraf”, se  cila  është arsyeja kryesore e dështimit të reformave deri më sot?

Ka shumë arsye, por arsyeja kryesore e këtyre dështimeve lidhet me faktin se Rama është kundër reformave konsensuale, duke qënë i paaftë për të qeverisur përmes bashkëpunimit e mirëkuptimit mesa palëve…Prandaj Rama, me ndihmën e lobistëve të paguar majmërisht më paratë e korrupsionit e të drogave, gjithnjë ka imponuar një mekanizëm antikonsensual për miratimin e reformave, për rrjedhojë reformat e rëndësishme që nga 2013 s’janë miratuar me konsensusin mes palëve dhe më tej kanë dështuar. Aq më tepër që maxhoranca e kontrolluar nga Rama, ka dalë nga zgjedhje ku vota është blerë dhe votuesit janë kërcënuar, pra është një maxhorancë ilegjitime për të kryer reforma përmes mekanizmit antikonsensual të Ramës…

Përse ndërkombëtarët e kanë lejuar deri dje Ramën të aplikonte mekanizmin antikonsensual për miratimin e reformave të rëndësishme, për më tepër që reformat janë për integrimin e vëndit në BE?

– Rama është edhe kundër integrimit, sepse mendon që kështu mund të ruajë më gjatë pushtetin e tij autoritar e korruptiv… Ndërkohë që ndërkombëtarët për arsye të shumta kanë bindjen se Shqipëria nuk është ende e gatshme për t’u integruar në BE. Uroj që këto dy qasje të mos kenë qënë në rezonancë…Nisur nga ky supozim, Rama në krye të kësaj maxhorance të interesave të korrupsionit dhe oligarkisë është vendosur gjithnjë kundër konsensusit të vertetë, sepse kështu mund të realizonte edhe synimin e tij kundër reformave integruese. Përfundimin e ndërkombëtarëve se “Shqipëria nuk është ende gati për t’u integruar në BE”…, Rama është përpjektur ta paraqesë/shesë si mbështetje edhe për mekanizmin e tij anti-konsensual, apo autoritar që nuk nuk ka mundur të prodhojë dot reforma të suksesshme.

– A kishte ndonjë shans që reforma zgjedhore këtë rradhë të ishte konsensuale?

– Mendoj se kohët e fundit për shkak të presionit ndërkombëtar është arritur një “marrëveshje mjaftueshmërisht e pranueshme” por jo substancialisht konsensuale… Nëse do të ishte vazhduar si gjatë këtyre 7 vjetëve të fundit, gjasat ishin që dështimi të rezultonte i sigurtë… Por mesa, duket diçka ka ndodhur ndryshe, por duhet të presim edhe pak për më shumë transparencë për të grumbulluar më shumë informacion për të arritur në një përfundim më serioz e më të saktë…Rama e ka të qartë se çfarë ka ndodhur dhe pavarësisht se e ka marrë të qartë mesazhin se “nuk do të mund të ketë më mandat të tretë për të” do të përpiqet si gjithnjë të mashtrojë, duke deklaruar të kundërtën e asaj që ka ndodhur… Tani është e qartë për të gjithë, se sa herë reformat kanë dështuar edhe me angazhimin e Ramës, ai përmes mashtrimeve është përpjekur t’i paraqesë si sukses të tij, duke stigmatizuar kundërshtarët e tij si antireformë…. Qytetarët, kohët e fundit, gjithnjë e më shumë e kanë kuptuar këtë lojë të pistë, sepse në realitet asnjëherë nuk e kanë ngrënë sapunin për djathë, por nuk kanë reaguar fuqimisht  të gjëndur përballë këtij kurthi të Ramës në të cilin ai gjithnjë ka tentuar të fusë edhe opozitën politike e vëndit e shoqërinë civile…

Përse Rama ka vepruar në këtë mënyrë, cili ka qënë synimi i tij?

Dështimi i reformës dhe shitja e dështimit si sukses ka qënë dhe mbeten e vetmja shpresë e Ramës për të mos lëshuar pushtetin e tij personal…Madje, Rama përmes kësaj teknologjie ka synuar i) të dobësojë opozitën në ekstrem e madje ta kthejë atë në fasadë; ii) të demotivojë votuesit, duke iu “shpërlarë trurin” me tezën se “të  gjithë janë njëlloj të këqinj, bashkëpërgjegjës e bashkëfajtorë” dhe “me Lulin jemi marrë vesh për të ndarë pushtetin”; iii) të përçajë e copëzojë opozitën dhe të diskretitojë lidershipin e saj; dhe iv) të nxisë largimin nga vendi të atyre shqiptarëve që duan ndryshim duke i krijuar perceptimin se Rama dhe opozita janë bashkë, prandaj gjëndja nuk do të mund të ndryshojë.

Ekzistojnë tre mënyra për të larguar Ramën nga pushteti:

  1. përmes rrugës klasike të një reforme realisht konsensuale zgjedhore për t’i hequr Ramës kontrollin e plotë mbi zgjedhjet
  2. ii) përmes “implikimit” të fuqishëm të ndërkombëtarëve, haptas, apo më “stilin e tyre”
  • iii) me shpërthim të revoltës popullore

A mund të thuhet në këtë mënyrë se “ngërci” është Rama…?

– Qartë e shkurt do të deklaroja se “jo ngërci, por gjeneratori i të gjithë krizave, por mbi të gjitha i ndërtimit të modelit të së Keqes dhe kthimit të tij në Model Suksesi  është  hajduti e mashtruesi Rama, që është kundër konsensusit e integrimit, të gjitha këto në funksion të ruajtjes e forcimit të pushtetit të tij personal dhe rritjes së pasurisë së tij të paligjshme…” . Pavarësisht se Rama këtë rradhë do të largohet me siguri nga pushteti, gjykoj se “pa ndëshkimin e tij dhe të zullumeve të tij… nuk do të mund në të ardhmen të ketë as reforma të suksesshme dhe as integrim të vërtetë të vëndit në BE…”

– Kur kryeministri Rama, thotë se drafti i PS-së plotëson të gjitha rekomandimet e OSBE-së, a duhet të pranojmë se ky draft ka pasur edhe vulën e mirëbesimit të OSBE-së?

– Ky ishte një mashtrim tjetër i Ramës brënda mashtrimit të madh, përmes të cilit ai u përpoq të fshihte veprimet e tij për të kryer një gjoja-reformë, përmes së cilës ai po do të tentonte të fuste në kurth opozitën, ta përçante atë dhe të trrulloste qytatarët…Rruga e vetme shqiptare  për të dalë nga ky kurth do të ishte “ngritja e mekanizmit konsensual me palëve…” sepse një mekanizëm autoritar e korruptiv si ky që kishte ngritur Rama gjatë 7 viteve të fundit do të vazhdonte të përbënte një tentativë për dështim të reformës e më tej për hutim e coroditje të qyetarëve si dhe përcarje e dobësim të opozitës.

– Prof. Islami, a mund t’u pohoni lexuesve të gazetës “Telegraf”, se çfarë do të mund të kishte bërë opozita në këtë rast?

– Opoziat duket se me angazhimin e ndërkombëtarëve është përfshirë në një “marrëveshje mjaftueshmërisht të pranueshme” me bindjen se largimi i Ramës nuk është thjesht çështje e reformës, por e bashkimit të të gjithëvë kundër së Keqes Rama dhe rreziqeve që mbart qeverisja e tij… Opozita për të krijuar besim te qytetarët duhet me vendosmëri të vazhdojë të kërkojë që reformë zgjedhore të vazhdojë të kryeht në të ardhmen në ato drejtime që kishte kërkuar opozita dhe Rama nuk i pranoi këtë rradhë…Po ashtu, opozita duhet të kërkojë me forcë e ngulm rikthimin e mekanizmit që garanton “konsensus substancial” pra konsensus të vertetë. Por, mbi të gjitha, opozita duhet të diskretitojë manovrat e veprimet mashtruese e anti-reformë të Ramës e veçanërisht që dështimet ai ka tentuar gjithnjë t’i shesë si suksese, vecanërisht për reformën territoriale e atë të drejtësisë. Shpresoj shumë (ndërkohë që garancia nuk është maksimale) se këtë rradhë Rama nuk do të mund të të vjedhë përsëri zgjedhjet, e më pas të deklarojë se opozita i humbi thellë zgjedhjet për meritë të tij…Po ashtu kam përshtypjen se ndërkombëtarët i kanë bërë me dije Ramës se nuk do të certifikonin zgjedhjet e manipuluara prej tij…

–  Kujt i drejtohej ambasadorja Kim, e cila pasi dështoi në negociatat që bëri në selinë e ambasadës së SHBA në Tiranë, deklaroi se palët politike nuk mund të kërkojnë kushte që nuk përfshihen në rekomandimet e OSBE-së? A mendoni se ambasadorja Yuri Kim është palë me mazhorancën, në rolin që luan në reformën zgjedhore?

Kjo do të ishte shumë e rëndë për ta menduar…Uroj të mos jetë aspak e vërtetë…Madje pres me padurim ndëshkimin e qartë publik të ndërkombëtarëve për keqqeverisjen e Ramës, korrupsionin e lidhjet e qeverisë së tij me krimin e trafiqet… Thënë ndryshe, të gjithë ndërkombëtarët, ata në Tiranë dhe ata në kryeqytetet kryesore të planetit duhet të ndërgjegjësohen se “pa u ndëshkuar zullumet e Ramës dhe mekanizmin e tij të konsensusit fals si dhe sjelljet korruptive e lidhjet me krimin e trafiqet nuk do të mund të ketë reforma të sukseshme në Shqipëri e as integrim të vëndit në BE. Askush nuk duhet të krijojë asnjë iluzion për të kundërtën, sepse shqiptarët për shkak të halleve e shqetësimeve të mëdha e kanë të vështirë të bëjnë sikur janë në gjëndje të mirë dhe sikur gjërat ecin për bukuri… Kjo është tashmë e qartë për të gjithë shqiptarët; të cilët nuk duan të dëgjojnë më as Ramën dhe as bandën e tij të mashtrimeve e të dizinformimeve. Po të kemi parasysh se  çfarë ka ndodhur në këto shtatë vjet, nuk mund të flitet thjesht për “ngërc”, por për një krizë shumëplanëshe dhe tepër të thellë, politike, ekonomike, sociale, institucionale, kushtetuese e tjerë e tjerë… Reforma zgjedhore ishte projektuar nga Rama që të  dështonte edhe këtë rradhë, siç kanë dështuar të gjithë reformat që nga viti 2013

–  Çfarë mund të arrinin PS e opozita në reformën zgjedhore, përderisa secila palë i qëndronte draftit të vet dhe kështu e kishin të pamundur të kishin dakordësi?

– Nëse nuk do të kishte pasur ndërhyrje të fuqishme të ndërkombëtarëve (shpresoj shumë Rama e ka marrë mesazhin se do të mund të ketë mandat të tretë…) , dështimi i sigurtë i reformës do të vinte nga synimi antireformë i Ramës dhe aplikimi prej tij i mekanizmit antikonsensual… Nuk mund të flas në këto rrethana se çfarë do të mund të kishin arritur palët, nëse ato do të kishin pranuar e ndërtuar një mekanizëm konsensual për këtë reformë… Pra, në këto rrethana e kam të pamundur të imagjinoj se për çfarë do të binin dakord dhe për çfarë do të kishin mosdakordësi… Sepse gjykoj se ekzistenca e një mekanizmi të konsensusit të vërtetë është kusht i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm për sukses, ndërkohë që mekanizmi i “konsensusit fals” është garant vetëm i dështimit…

–  A pajtoheni me mendimin se sistemi aktual zgjedhor e penalizon PD-në?

– Për këtë duhen pyetur ata që merren me zgjedhjet në PD… Por në dijeninë timë, ky është një sistem zgjedhor i aplikuar me sukses në një vënd të BE që nuk favorizon asnjë palë në zgjedhje, dhe tashmë i pranuar dhe i miratuar nga PD e cila për më tepër ka fituar në zgjedhjet e vitit 2009 me këtë sistem zgjedhor… A favorizon ky sistem ardhjen e flukseve të reja në politikën shqiptare, kjo është një pyetje tjetër…

–  Përse PD-ja nuk kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor?

– Kjo do të ishte një pyetje për lidershipin e PD dhe ata që përfaqësojnë PD e opozitën në Këshillin Politik… Unë kam dëgjuar nga media se opozita ka qënë e hapur ndaj diskutimeve për çështjen e sistemit zgjedhor, duke i dhënë prioritet çështjes së administrimit të zgjedhjeve, ose më saktë se çfarë duhet bërë që vota te mos blihet dhe votuesit të mos kërcënohen… për më tepër që këto dukuri kanë ndodhur edhe në zgjedhjet vendore që kryhen me sistem zgjedhor mazhoritar për kryetarët dhe sistem proporcional “kombëtar” për këshilltarët…?! Respektoj edhe mendimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor e madje edhe ato që e korrelojnë largimin e Ramës me çështjen e sistemit zgjedhor… Opozita për të fituar besimin e publikut e të shoqërisë civile duhet të deklarojë publikisht se është e gatshme pa asnje rezervë e kompleks për një diskutim transparent e gjithëpërfshirës për çështjen e sistemit zgjedhor…

– Prof. Islami, shumë lexues pyesin gazetën “Telegraf” a ka marrëveshje të fshehtë në prapaskenën politike, Rama-Basha? Ju, a mendoni se ka marrëveshje Rama-Basha?

– Ka një përpjekje të ethshme e djallëzore të Ramës për ta krijuar këtë perceptim të cilin shumë vetë e besojnë… Mua nuk më lejohet të bie viktimë e këtyre veprimeve djallzore të Ramës…

– A është domosdoshmëri, që në çdo zgjedhje parlamentare, të ketë qeveri kujdestare, që të përgatitë dhe të kujdeset për zgjedhjet?

Ky është një model tashmë i përdorur me sukses në Maqedoni për të larguar një qeverisje autoritare e të korruptuar… madje thuhet se ky është një model ka qënë i propozuar nga ndërkombëtarët… Kjo mesa duket është një zgjidhje ad hoc në rrethanat kur nga njëra anë kryeministri me mekanizma autoritarë e korruptivë i ka kapur zgjedhjet dhe nga ana tjetër alternimi i pushtetit duhet të ndodhë përmes zgjedhjeve. Ky “paradoks” që duket pa zgjidhje, është menduar të zgjidhet përmes krijimit të një qeveri kujdestare të zgjedhjeve për t’i hequr mundësinë kryeministrit të kontrollojë rezultatin zgjedhor duke e bërë alternimin të pamundur… Kjo mesa duket është e nevojshme sa herë krijohet ky “paradoks” për të shmangur alternimin e pushtetit përmes revoltave.  Në rastin e Ramës, ky “paradoks” është evident… Por nuk ka përse të ndodhë nëse një kryeministër tjetër nuk do të fuste duart për të kontrolluar mekanizmin e zgjedhjeve pra për manipulimin e zgjedhjeve sic ka vepruar Rama…

– A është i domosdoshëm, që Basha të ulet në tavolinë me Ramën për reformën zgjedhore?

– Në parim aksuh nuk mund të jetë kundër takimeve mes drejtuesve të partive kryesore. Për më tepër që kjo ka ndodhur disa herë gjatë 30 vjetëve, por që mund të kishin qënë edhe më frekuent. Por në rastin konkret, nuk gjej shumë argumenta për të justifkuar një takim të tillë, aq më tepër që Basha duhet të vazhdojë të kërkojë ndëshkimin e Ramës. Nëse kjo do të ndodhte në këto rrethana, ajo do të tingëllonte si një pazar deja-vue Rama-Basha të cilin Rama e kërkon prej kohësh për të përçarë opozitën dhe diskretituar lidershipin e opozitës… e mbi të gjitha për të ulur mbështetjen e qytetarëve për opozitën…siç bëri në 2017…

– Që procesi zgjedhor të ishte i mirëbesueshëm nga të gjitha palët politike, çfarë duhet të përmbante reforma zgjedhore?

– Ngul këmbë se, së pari, duhet të ishte ngritur këshilli politik në formën e një mekanizmi të konsensusit të vërtetë, që të mos ishte i nevojshëm implikimi i pazakontë i ndërkombëtarëve . Së dyti, duhet të ishte hartuar me propozimin e të gjithë palëve një listë e çështjeve që do të merreshin në shqyrtim e do të diskutoheshin nga këshilli, sipas një kalendari të qartë e transparent të punës së tij. Së treti, duhet të ishte bërë konform kalendarit të punës shqyrtimi dhe diskutimi i të gjithë cështjeve duke garantuar një transparencë maksimale për median dhe publikun.  Së katërti, gjatë diskutimit duhet të ishin ftuar aktorë të ndryshëm të interesit e të shoqërisë civile e madje mbledhjet mund të kishin qenë të hapura edhe për publikun kur do të diskutoheshin cështje të një rëndësie të vecantë për interesin publik…

– A i përshtatet sistemi elektoral aktualisht realitetit politik në Shqipëri?

– Ekziston një teknologji dhe protokoll i veçantë për t’i dhënë një përgjigje të saktë e shteruese pyetjes suaj… Për rrjedhojë kjo nuk është çështje e një individi apo interesash të disa individëve e madje të disa grupimeve.…Për më tepër, kjo pyetje nuk mund të marrë një përgjigje shteruese e të plotë qoftë edhe nga eksperti më i mirë i zgjedhjeve në botë, aq më tepër që kjo çështje kalon gjithnjë përmes një procesi konsensusi të gjërë në parlament dhe/ose referendum… Sa herë shtrohet kjo çështje parlamenti është i detyruar të krijojë kushtet që përgjigja e kësaj pyetjeje të sigurohet përmes zbatimit transparent të protokollit/teknologjisë së mirënjohur nga të gjithë ata që merren me dizinjimin e sistemeve zgjedhore… Duke mirëkuptuar të gjithë ata që kërkojnë përmirësimin e sistemit aktualc apo ata që kërkojnë futjen e një sistemi të ri zgjedhor, jam plotësisht e tërësisht në mbështetje të një debati transparent e gjithëpërfshirës për çështjen e sistemit zgjedhor.

– Prof. Islami, gazeta “Telegraf” ju falenderon për intervistën!