Karakteristikat e bashkive 24 orë para se sovrani të vendos për përfaqësuesit në zgjedhjet vendore

130
Sigal

Analizimi i të dhënave të zgjedhjeve të vitit 2021, të ndara sipas territorit të bashkive, sugjeron se në palët kanë avantazh të dukshëm, ndërsa në shumicë bashki të tjera rezultati është i ngushtë dhe zgjedhjet mund të fitohen nga secila palë për shkak të koalicionit PD-PL pasi i bashkëngjit vota për shumë opozitës për të thyer rezulate në 14 Maj.

Tirana, çmimi më i madh në garën për zgjedhjet vendore

 

Kandidatët për kryetar bashkie:

Arlind Qori, Lëvizja Bashkë

Marko Dajti, Fronti i Majtë

Lajla Pernaska, Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”

Erion Veliaj, Partia Socialiste e Shqipërisë

Belind Këlliçi, ‘Bashkë Fitojmë’

Roland Bejko, Partia Demokratike

 

-Numri i zgjedhësve të regjistruar: 699,726

-Numri i mandateve në Këshillin Bashkiak: 61

 

Bashkia e sotme e Tiranës numëron gati 700 mijë votues. Gati një në çdo pesë votues në Shqipëri gjendet në listat e votuesve të Tiranës, ndërsa numri i votuesve këtu është më i madh se sa i tre bashkive të tjera më të mëdha, Durrësi, Elbasani dhe Shkodra, të marra sëbashku. Zgjedhjet e shkuara parlamentare dhe për pushtet vendor tregojnë gjithashtu se kryeqyteti është një zonë ku pjesëmarrja në votime është krahasimisht më e lartë se sa në pjesën tjetër të vendit. Në vitin 2021, pjesëmarrja këtu ishte 56%, nga 46% që ishte mesatarja e vendit. Bashkia e Tiranës shtrihet në 1110 kilometra katrorë dhe përbëhet nga 25 njësi administrative. Njëmëbëdhjetë janë nga lagjet e qytetit ndërsa 14 të tjera janë ish-komunat: Petrela, Farka, Dajti, Zall-Bastari, Bërzhita, Krraba, Baldushku, Shëngjergji, Vaqarri, Kashari, Peza, Ndroqi dhe Zall Herri. Zyrtarisht bashkia numëron 135 fshatra, të shtrira në një territor kompleks, nga zona fushore dhe kodrinore në Perëndim, në zonën malore dhe shumë malore në Lindje dhe në Jug. Në 43 bashki ka vetëm dy kandidatë, të Partisë Socialiste dhe të ‘Bashkë Fitojmë’ e koalicionit PD-PL. Në zgjedhjet e vitit 2021, në Tiranë, Partia Socialiste mori 183 mijë vota ose 48.3%. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim morën sëbashku 42% të votive, ndërsa plot 9% u morën nga partitë e vogla.

Durrësi, një garë e fortë në zgjedhjet e 14 Majit

Igli Cara, ‘Bashkë Fitojmë’

Emiriana Sako, Partia Socialiste

 

Numri i zgjedhësve të regjistruar: 265,861

Numri i mandateve në Këshillin Bashkiak: 51

 

Durrësi është gjithashtu një bashki që historikisht ka pasur pjesëmarrje shumë të ulët në zgjedhje, duke sugjeruar se votuesit në këtë qytet nuk binden dot kollaj për të dalë të dielave në votime. Numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë në votime është rritur me vetëm 14 mijë mes zgjedhjeve të vitit 2011 dhe atyre të vitit 2021. Socialistët kanë shtuar 8 mijë vota, ndërsa kundërshtarët e tyre, PD dhe LSI të marra sëbashku, kanë shtuar 4,400. Diçka më shumë se sa kaq janë shtuar në kategorinë “të tjerë”, vota të hedhura për partitë e vogla apo vota të pavlefshme. Me një fjalë, gara për Durrësin nuk duket kurrsesi e mbyllur. Në zgjedhjet e vitit 2021, Durrësi ishte shumë i rëndësishëm për socialistët, të cilët vendosën kryetarin e tyre në listat e këtij qarku, por rezultati nuk ishte aq i thellë. Socialistët fituan vetëm 3 mijë vota më shumë në një bashki, ku votat e “të tjerëve”, pra partive të vogla dhe votat e djegura nga votuesit si të pavlefshme, ishin 7,500. Rritja e opozitës gjatë zgjedhjeve të ashpra të vitit 2021 dhe ndryshimi i konjukturave në qytet duket se e bën garën të hapur më 14 maj.

 

Elbasani voton prej shumë kohësh majtas

 

 

Gledian Llatja, Partia Socialiste

Luçiano Boçi, ‘Bashkë Fitojmë’

 

-Numri i zgjedhësve të regjistruar: 171,225

-Numri i mandateve në Këshillin Bashkiak: 51

 

Partia Demokratike arriti rezultatin e vet më të mirë në vitin 2021 në territorin e Bashkisë Elbasan, por kjo nuk mjaftoi për të ngushtuar hendekun me socialistët, të cilët e kontrollojnë qytetin e trazuar që nga viti 2007. Politika në Elbasan është shfaqur e dhunshme dhe e korruptuar. Korrupsioni politik ka marrë nam deri në Uashington. Në zgjedhjet e vitit 2021, një përplasje me armë mes palëve la të vdekur një politikan vendës, Pjerin Xhuvanin. Elbasani një nga më të mëdhatë sa i përket territorit, 872 kilometra katrorë.

 

 

Shkodra, socialistët tentojnë sërish në bashkinë, që nuk i ka pranuar asnjëherë

Benet Beci, Partia Socialiste

Bardh Spahia, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Numri i zgjedhësve të regjistruar: 169,538

Numri i mandateve në Këshillin Bashkiak: 51

 

Partia Socialiste është refuzuar gjithmonë në Shkodër, në atë që Edi Rama e quajti “votë kundër”. Ata tentojnë sërish më 14 Maj me Benet Becin përballë Bardh Spahisë, pavarësisht se rezultatet zgjedhore në të shkuarën japin jashtëzakonisht shumë pak shanse. Socialistët humbën shansin për të qeverisur Shkodrën edhe në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit 2022, kur opozita ishte e ndarë në dy kandidatë dhe fitoi kandidati i Berishës.

 

Zgjedhje pa garë për Vlorën

Hysni Sharra,’ Bashkë Fitojmë’

Ermal Dredhaj, Partia Socialiste

 

Numri i zgjedhësve të regjistruar: 168,097

Numri i mandateve në Këshillin Bashkiak: 51

 

Socialistët kanë kontrolluar në vijimësi një shumicë të madhe në bashkinë e Vlorës, duke e bërë garën zgjedhore pa shumë kuptim dhe fituesin të paracaktuar. Votat për socialistët janë shtuar me rreth 6 mijë gjatë kësaj periudhe, ndërsa votat për demokratët janë ulur me rreth 4 mijë.Turizmi është aktiviteti kryesor ekonomik i bashkisë krahas ndërtimit, industrisë ushqimore dhe të lehtë, si dhe peshkimit.

 

Fieri, solid në duart e socialistëve

Kandidatët për kryetar bashkie

Edvar Kodheli, ‘Bashkë Fitojmë’

Eriselda Çelaj, Partia Demokratike

Armando Subashi, Partia Socialiste

 

Numri i zgjedhësve të regjistruar: 167,730

Numri i mandateve në Këshillin Bashkiak: 51

 

Socialistët kërkojnë një mandat të tretë me anë të kryetarit aktual të bashkisë, Armando Subashi, përballë dy kandidatëve të Partisë Demokratike dhe të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, në një zonë që është quajtur jo pa arsye “hambari i votave socialiste”.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, socialistët fituan 51 me 42% në territorin e Bashkisë Fier, gjë që sugjeron se nuk do të kenë shumë telashe as në zgjedhjet e 14 Majit.

 

Korçë, socialistët në avantazh të lehtë

 

Ledina Alolli, ‘Bashkë Fitojmë’

Sotiraq Filo, Partia Socialiste

 

Numri i zgjedhësve të regjistruar: 109,577

Numri i mandateve në Këshillin Bashkiak: 41

 

Qyteti i Korçës nuk ka pasur një kryebashkiak demokrat që nga viti 2007, por zgjedhjet e vitit 2021 sugjerojnë se gara është larg nga të qenit e vendosur. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, socialistët dhe aleati i tyre aktual, Partia Socialdemokrate, fituan sëbashku 21 mijë vota, vetëm 600 vota më shumë se sa dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.  Pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit ka qenë 42%.

 

Socialistët përpiqen të mbajnë Kamzën pas humbjes së thellë më 2021

Rakip Suli, Partia Socialiste e Shqipërisë

Bilbil Bajraktari, Partia Demokratike

Arjan Hoxha, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Numri i zgjedhësve të regjistruar: 108,799

Numri i mandateve në Këshillin Bashkiak: 41

 

Partia Socialiste kërkon një mandat të dytë përballë dy kandidatëve kundërshtarë në Bashkinë e Kamzës, e cila ka votuar rregullisht opozitën, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar i dha PD-së dhe LSI-së një fitore edhe më të thellë se sa zakonisht.

 

Lezha, bashki e djathtë me surpriza

 

Pjerin Ndreu, Partia Socialiste

Pashk Gjoni,’ Bashkë Fitojmë’

 

Numri i zgjedhësve të regjistruar: 90,517

Numri i mandateve në Këshillin Bashkiak: 41

 

Bashkia e Lezhës me shtrirjen aktuale ka votuar vazhdimisht demokratët në zgjedhje, ndërsa qyteti i Lezhës ka ndryshuar krah dhe është qeverisur më shumë nga LSI. Në vitin 2021, rezultati për socialistët ishte katastrofik. PD fitoi 43% të votave dhe LSI 10%, duke lënë socialistët me 43%. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, më 2021 edhe qyteti i Lezhës i dha shumë më pak vota socialistëve nga sa u dha dy partive të koalicionit opozitar aktual, PD dhe LSI.

Mirdita, socialistët kërkojnë mandatin e tretë pas humbjes së rëndë më 2021

Albert Mëlyshi, ‘Bashkë Fitojmë’

Ndrec Dedaj, Partia Socialiste e Shqipërisë

 

Numri i zgjedhësve të regjistruar: 27,698

Numri i mandateve në Këshillin Bashkiak: 21

 

Partia Socialiste e ka qeverisur bashkinë e Mirditës që nga viti 2015 me ish-kryepolicin bashkiak të Tiranës, Ndrec Dedaj. Por pas fitores së thellë më 2015, socialistët kanë pasur rezultate zhgënjyese në këtë zonë dhe një humbje shumë të thellë në vitin 2021.

 

Himara, socialistët në pozicion të fortë përballë kandidatit të PBDNJ, Fredi Beleri

Jorgo Goro, Partia Socialiste e Shqipërisë

Dhionisios Alfred Petro Beleri, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Numri i zgjedhësve të regjistruar: 22,822

Numri i mandateve në Këshillin Bashkiak: 21

 

Socialistët kanë realizuar fitore të njëpasnjëshme në Himarë përballë një opozite të ndarë në shumë kandidatë dhe parti, gjë që duket se është forcuar nga bashkimi i ish-komunës Horë-Vranisht me bashkinë e re. Por ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, gara këtë herë është ndarë në vetëm dy kampe. Situata gjithsesi duket ndryshe në zgjedhjet e 14 Majit. Fredi Beleri është përfaqësues i PBDNJ-së dhe besohet se do të jetë në gjendje të thërrasë mbështetës nga emigrantët në Greqi. Ndonëse socialistët me të vërtetë kanë fituar 59% të votave më 2021, Himara është një bashki e vogël me numra të vegjël. Dhjetë apo njëzet autobuzë nga numri i madh i emigrantëve mund të ndryshojë balancën.

 

Dibra, bashkia e trazuar nga krimi zgjedhor pret votimet e 14 Majit

Ismail Uka, ‘Bashkë Fitojmë’

Naim Gazidede, Partia Demokratike

Rahim Spahiu, Partia Socialiste e Shqipërisë

 

Numri i zgjedhësve të regjistruar: 56,726

Numri i mandateve në Këshillin Bashkiak: 31

Socialistët kanë qeverisur bashkinë e Dibrës që nga viti 2015 mes skandaleve të njëpasnjëshme, përfshirë historinë famëkeqe të blerjes masive të votave në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2016. Rezultatet e dy zgjedhjeve të tjera, më 2021 dhe 2022, japin rezultate krejt të kundërta. Njëra u fitua nga opozita me shumicë të madhe, tjetra, nga maxhoranca me shumicë po aq të madhe.

 

Saranda duket e sigurt në duart e Socialistëve

Skënder Muço, Partia Demokratike

Ardit Çikuli, ‘Bashkë Fitojmë’

Oltion Çaçi, Partia Socialiste e Shqipërisë

Gjergji Mërkuri, i pavarur

 

Numri i zgjedhësve të regjistruar: 47,999

Numri i mandateve në Këshillin Bashkiak: 31

Demokratët e kanë qeverisur qytetin jugor për herë të fundit në mandatin 2007-2011, kur u përzunë me një ortek votash. Elektorati në këtë bashki është pakësuar disi gjatë dekadës së fundit, por rezultatet zgjedhore kanë qenë vazhdimisht në mbështetje të Partisë Socialiste. Ndërkaq surprizë duket ish kreu i PS  , i cili po kandidon i pavarur.

 

Lushnje/ Kandidatët për kryetar bashkie:

Eriselda Sefa, Partia Socialiste

Eduart Sharka, ‘Bashkë Fitojmë’

Berat  

Zija Ismaili, ‘Bashkë Fitojmë’

Ervin Demo, Partia Socialiste

 

Pogradec

Zini Tollozhina, ‘Bashkë Fitojmë’

Ilir Xhakolli, Partia Socialiste

Rezart Laraku, Lëvizja e Re

 

Kavajë

Fisnik Qosja, ‘Bashkë Fitojmë’

Redjan Krali, Partia Socialiste

 

Krujë

Agron Loka, Bashkë Fitojmë

Artur Bushi, Partia Socialiste e Shqipërisë

 

Kurbin

Behar Haxhiu,’ Bashkë Fitojmë’

Majlinda Cara, Partia Socialiste e Shqipërisë

 

Maliq

Alfred Gega, ‘Bashkë Fitojmë’

Gezim Topçiu, Partia Socialiste

 

Malësi e Madhe

Tonin Marinaj Partia Socialiste

Isa Ramaj ‘Bashkë Fitojmë’,

 

Kukës

Admir Sinamati, ‘Bashkë Fitojmë’

Abedin Oruçi, Partia për Europianizim

dhe Integrimin e Shqipërisë

Safet Gjici, Partia Socialiste e Shqipërisë

 

Kuçovë

Kreshnik Hajdari, Partia Socialiste

Lefter Maliqi, ‘Bashkë Fitojmë’

Ilirjan Koxhaj, Partia Demokratike

 

Maliq

Alfred Gega, ‘Bashkë Fitojmë’

Gëzim Topçiu, Partia Socialiste

 

Divjakë

Josif Gorrea, Partia Socialiste

Aurel Malko, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Gjirokastër

Dorjan Lani, ‘Bashkë Fitojmë’

Flamur Golemi, Partia Socialiste

 

Vau i Dejës

 Klomentina Drini, Partia Demokratike

Zef Hila, ‘Bashkë Fitojmë’

Kristian Shkreli, Partia Socialiste e Shqipërisë

 

Cërrik

Servet Duzha, ‘Bashkë Fitojmë’

Andis Salla, Partia Socialiste

 

Shijak

Rezeart Tusha,’ Bashkë Fitojmë’

Elton Arbana, Partia Socialiste e Shqipërisë

 

Patos

Fation Duro, Partia Socialiste

Pranvera Rizaj, Partia Demokratike

Sofije Alushaj, ‘Bashkë Fitojmë’

Devoll

Eduart Duro, Partia Socialiste

Elvis Hajdërlli, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Librazhd

Mariglen Disha, Partia Socialiste

Shefki Çota, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Rrogozhinë

Edison Memolla, Partia Socialiste

Shkëlqim Hoxha, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Mallakastër

Agron Kapllanaj, Partia Demokratike

Qerim Ismailaj, Partia Socialiste

Resmi Shanaj, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Dimal

Gentian Meçi, ‘Bashkë Fitojmë’

Dritan Sula, Partia Demokratike

Juliana Mema, Partia Socialiste

 

Finiq

Leonidha Papa, Partia Demokratike

Leonidha Hristo, ‘Bashkë Fitojmë’

Romeo Çakuli, MEGA

 

Vorë

Blerim Shera, Partia Socialiste

Indrit Hoxha, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Peqin

Mustafa Pashja, ‘Bashkë Fitojmë’

Bukurosh Maçi, Partia Socialiste

 

Bulqizë

Dëfrim Fiku, ‘Bashkë Fitojmë’

Festime Mjeshtri, Partia Socialiste e Shqipërisë

MAT

Skënder Gjuci, ‘Bashkë Fitojmë’

Agron Malaj, Partia Socialiste

 

Selenicë

Nertil Bellaj, Partia Socialiste

Leonard Rakipaj, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Roskovec

Erdit Hazizaj, ‘Bashkë Fitojmë’

Majlinda Bufi, Partia Socialiste

 

Belsh

Arif Tafani, Partia Socialiste

Bedri Qypi, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Gramsh

Hasim Çekrezi, ‘Bashkë Fitojmë’

Besjon Ajazi, Partia Socialiste

 

Prrenjas

Nuri Belba, Partia Socialiste

Suzana Topi, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Tropojë

Besnik Dushaj, ‘Bashkë Fitojmë’

Rexhe Byberi, Partia Socialiste e Shqipërisë

 

Dropull

Thanas Maneka, ‘Bashkë Fitojmë’

Dhimitraq Toli, Partia Socialiste e Shqipërisë

Has

Miftar Dauti, ‘Bashkë Fitojmë’

Beqir Mulaj, Partia Socialiste e Shqipërisë

 

Përmet

Edmond Komino, ‘Bashkë Fitojmë’

Alma Hoxha, Partia Socialiste e Shqipërisë

 

Memaliaj

Gjolek Guci, Partia Socialiste

Albert Malaj, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Klos

Valbona Kola, Partia Socialiste

Bedri Hoxha, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Kolonjë

Erion Isai, Partia Socialiste

Et’hem Lumani, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Delvinë

Ilir Mehmeti, ‘Bashkë Fitojmë’

Besmir Veli, Partia Socialiste

 

Skrapar

Euglen Mustafallari, ‘Bashkë Fitojmë’

Adriatik Mema, Partia Socialiste

 

Poliçan

Florian Qama, Partia Demokratike

Behar Xhaferaj, ‘Bashkë Fitojmë’

Adriatik Zotkaj, Partia Socialiste

 

Tepelenë

Sokol Guga, Partia Demokratike

Tërmet Peçi, Partia Socialiste

Baftjar Imeri, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Pukë

Rrok Dodaj, ‘Bashkë Fitojmë’

Gjon Gjonaj, Partia Socialiste e Shqipërisë

 

Konispol

Ergest Dule, Partia Socialiste

Fatmir Shero, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Këlcyrë

Klement Ndoni, Partia Socialiste e Shqipërisë

Adriatik Spahiu, Partia Demokratike

Arjan Kasaj, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Fushë-Arrëzi

Fran Tuci, Partia Socialiste e Shqipërisë

Hil Curri, ‘Bashkë Fitojmë’

 

Libohova

Leonard Hide, Partia Socialiste

Adil Xhelili, Bashkë Fitojmë

 

Pustec

Pandi Jani, ‘Bashkë Fitojmë’

Pali Kolefski, Partia Socialiste