Kandidatja pro europiane fitoi zgjedhjet presidenciale në Moldavi, Presidenti Begaj mesazh urimi

37
Sigal

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, përshëndeti sot fitoren e Presidentes properëndimore të Moldavisë, Znj. Maia Sandu, e cila triumfoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën.

Në një mesazh të publikuar në profilin e tij zyrtar në platformën X, Presidenti Begaj i uron fitoren Znj. Maia Sandu në këtë mandat të dytë si Kryetare e Shtetit, ndërsa konfirmon vijimësinë e bashkëpunimit të Shqipërisë më Moldavinë, si dy vende të linjëzuara me politikat Euroatlantike.

NOA

“Urime Presidente Maia Sandu për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Moldavisë! Ju uroj suksese në drejtimin e Moldavisë në rrugën e saj evropiane. Shqipëria qëndron përkrah Moldavisë!” – shkruan Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj.