Kandidatja e LSI në Korçë, Ismeralda Seidolli: Më 25 prill rikthejmë identitetin dhe ndalim shpopullimin

174
Sigal

Kandidatja e LSI-së në qarkun e Korçës, Ismeralda Seidolli shprehet se më 25 prill qytetarët do të votojnë ndryshimin politik, për më shumë investime dhe të ardhura për shqiptarët.

“Në 25 Prill nëpërmjet programit të LSI-së, rritim investimet në fshat, me qëllim që të rritim ekonomitë familjare të fermerve, të shmangim shpopullimin e fshatit nga të rinjtë”,- shprehet Seidolli në një postim të sajin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i saj i plotë:

Në 25 Prill nëpërmjet programit të LSI-së, rritim investimet në fshat, me qëllim që të rritim ekonomitë familjare të fermerve, të shmangim shpopullimin e fshatit nga të rinjtë dhe njëkohësisht të rikëthejmë identitetin e bukur dhe të humbur në këto 8 vite të fshatit tek banorët dhe vizitorët që e adhurojnë atë!
#votoLSI #votoNr6