“Kandidati i Ramës në Patos, një burrë që e ka gruan në arrati për vjedhje”, Berisha: Ajo është në Londër, por i paguan me valixhe eurot Edi Ramës

147
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga takimi elektoral në Fier, u fokusua te shumë emra nga PS-ja. Ai renditi, Aramando Subashin, kandidatin e Patosit dhe Maljinda Bufin, kandidaten e Rroskovecit, e cila aktualisht është kryetare bashkie.

Berisha ngriti akuza për aferat, që sipas tij këta kandidatë kanë bërë përgjatë kohës së qeverisjes së tyre. Megjithatë, ish-kryeministri shprehet se qytetarët janë të vendosur për të rrëzuar qeverinë Rama, ku vazhdimisht e ka denoncuar për lidhje me krimin dhe metoda e mbështetura në të për mbajtjen e pushtetit.

Berisha: Çfarë është Subashi i Fierit, është një nga hajdutët më të pamëshirë të Fierit dhe Shqipërisë. Çfarë është kandidati i Ramës në Patos, një burrë që e gruan në arrati për vjedhje. Po po, ajo ka punuar në kadastrën e Sarandës. Është mandat arresti nga ky shtet. Ajo është në Londër, por i paguan me valixhe eurot Edi Ramës dhe i emëron burrin për kryetar bashkie të Patosit. A ka fyerje më të madhe se kjo. Ajo është një kriminele që nuk vjen të paraqitet para drejtësisë, që shpërblehet duke i emëruar burrin kandidat për kryetar bashkie në Patosa. Po pse Patosi nuk paska një socialiste, pa marrë një njeri nga laboratorët e mafies. Të mos ndalem tek Majlinda e Roskovecit, një kriminele elektorale e pamëshirë.

Majlinda është edhe ndrikull droge, i del shoferi me 25 kg kokainë dhe reduktohet nga prokuroret e partisë në 2 gram, sepse e kishte për shefe Majlindën. Majlinda kërcënon zgjedhësit si një kapobandë. Unë i them asaj, se krimi elektoral nuk do të të falet kurrë . Për kërcënimin që i kë bërë atyre punonjësve, do përgjigjesh deri ditën e fundit. Ti je për të shkuar brenda me ato akte që ke kryer.

Për Mallakastrën, përfaqësuesi i Edi Ramës që u shiti uzinën për skrap naftëtarëve të Mallakastrës, pasi e vodhi me mafien e vet. Por këtu në rrethin e Fierit, Edi Rama i dridhur nga frika, i bindur se qytetarët e këtij qarku do ti presin faturën, ka vendosur edhe kandidaturat e Alibravës dhe Alibashës. Ajo është një trup i madh. Ata janë turpe politike, sepse kanë kandiduar vetëm për të mbështetur Edi Ramën për shkak të lidhjeve në krim që Lul brava dhe Alibasha kanë dhe me të cilat Edi Rama i mban peng