Kandidati i LSI në Elbasan, Altin Toska: Çdo abuzim po mbahet shënim dhe do ndëshkohet. Ora e gjykimit po afron

185
Sigal

Kandidati i LSI-së në Elbasan, Altin Toska shprehet se çdo abuzim që po kryhet këto ditë nga institucionet e qeverisë për zgjedhjet do të ndëshkohet. Në një mesazh në rrjetet sociale, Toska thotë se “numërimi mbrapsht ka filluar, edhe 19 ditë Shqipëria do t’i kthehet popullit”.

Mesazhi i Altin Toskës ën Facebook:

“Ora e gjykimit po afron!

Dua t’ju bëj thirrje të gjithë atyre “të mjerëve” që të kapur nga paniku i humbjes së madhe dhe ndëshkimit me votë plebishitare në zgjedhjet e 25 prillit, të heqin dorë urgjentisht nga presionet dhe shantazhet ndaj administratës dhe punonjësve të shërbimit duke i kërcënuar me heqjen nga puna!

Ndaloni tani sa nuk është vonë, se çdo gjë po mbahet shënim dhe çdokush do të ndëshkohet rëndë për çdo shkelje të ligjit!

Administrata dhe çdo shqiptar e kanë ndarë mendjen dhe do refuzojnë çdo kafshatë të helmuar të servirur nga pushteti që po vret dita ditës shpresën e fëmijëve të tyre duke i detyruar të braktisin shtëpitë dhe vendin tonë të mrekullueshëm, prandaj me votë në bllok do të votojnë kundra regjimit dhe pro të ardhmes së fëmijëve këtu në Shqipëri, në shtëpinë tonë.

Numërimi mbrapsht ka filluar, edhe 19 ditë Shqipëria do t’i kthehet popullit!”.