Ka nisur votimi në LSI një anëtar – një votë, Petrit Vasili ndër të parët

484
Sigal

 

Ka nisur procesi i
zgjedhjeve për kreun e ri të LSI-së. Deputeti Petrit Vasili gjatë një
prononcimi për mediat sot, pasi votojë në selinë qendrore të LSI-së tha se kjo
forcë politike po krijon një standard të ri, si në proçesin e zgjedhjeve, ashtu
dhe në politikën shqiptare.

“Është e rëndësishme të
marrin pjesë sa më shumë anëtarë të LSI-së. Ne duam të krijojmë një standard të
ri në proçesin e votimit, duke respektuar parimin një anëtar një votë. Urojë të
marrin pjesë të gjithë anëtarët e LSI-së për të shprehur vullnetin e tyre”, tha
Vasili.

Sipas tij gjithçka është
gati, për votimin e mbi 50 mijë që do zgjedhin kryetarin e ri të partisë.
Z.Rama njoftoi se do të zgjidhen edhe 2400 delegatë, ndërsa deputetët,
ministrat, këshilltarët dhe kryetarët e bashkive janë drejtpërdrejtë delegatë.
Ai theksoi se në dispozicion të votuesve do të jenë 225 qendra votimi në të
gjithë Shqipërinë.

Sot LSI zgjedh kryetarin
dhe delegatët për konventën kombëtare, shkruan atsh. Kryetari dhe delegatët
zgjidhen me parimin një anëtar një votë. Për zgjedhjet në LSI 225 qendra votimi
në gjithë Shqipërinë, rreth 5 mijë kandidatë për të zgjedhur 2400 delegatë.

Në garën për kreun e ri
të LSI marrin pjesë kryetari aktual i kësaj force, Ilir Meta, përballë
akademikut Shezai Rrokaj dhe deputetit Përparim Spahiu.