Julian Deda: Të pa*ythët besojnë se nuk vihet në pushtet pa ndihmën e SHBA

464
Sigal

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Julian Deda, ka reaguar ndaj zërave që shprehen se është e vështirë të vihet në pushtet pa ndihmën e SHBA-së.

Deda jep disa argumenta për të arsyetuar se nuk është e pamundur të vihet në pushtet pa pasur Amerikën në krahë.

Postimi i plotë:

Pyetja qe shtrojne te paqartet, te pasigurtet, te pab*thet, pra ata qe presin se nga do anoje peshorja e suksesit nga LB apo nga Doktori “po si mund te vihet ne pushtet pa Ameriken?”, ka disa pergjigje.

A vihen ne pushtet pa bazen e demokrateve? A vihet ne pushtet thjesht me vule?

Albini keshtu erdhi ne pushtet, pa Ameriken ne krah.

Amerika eshte aleati jone strategjik dhe shyqyr qe e kemi, por Amerika nuk te sjell ne pushtet. Ne pushtet te sjelle vota e demokrateve ne fillim dhe pastaj vota e shqiptareve ne teresi.

Ne pushtet te sjell fryma, besueshmeria dhe nuk e krijon dot as njeren e as tjetren vetem duke thene “me tha Amerika per ta marre kete vendim”, perkundrazi dukesh shume i vogel ne perceptim publik.

Amerika te ka xhan nese behesh faktor i rendesishem, nese jo, ajo del e thote “Shqiperia eshte vend i Natos dhe lideret i marrin te pavarur vendimet e tyre”, pra te leshon ne renie te lire.

Puna nuk eshte “a vihet ne pushtet pa Ameriken?”, puna eshte “a mbeshtet Amerika nje humbes kronik, apo tenton ta perdore ate?”.

Gjithmone nese LB deshiron te vije ne pushtet, se nese nuk do (se mbase s’do), ja fusim kot edhe ne, edhe Amerika…!