Jul Deda ironizon Partitë e reja: Shkova në dyqan, shitësja kishte hapur ….

382
Sigal

Aktori i humorit dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka ironizuar hapjen e partive të reja, që po mbijnë si kërpudhat në prag të zgjedhjeve.

‘Çfarë bëra sot gjithë ditën?

-U zgjova në mëngjes dhe u nisa për punë. Rrugës, meqë kishte shumë trafik, hapa një parti shpejt e shpejt.

-Mbërrita në punë, bëra prova për skeçet e javës.

-Dola nga puna, rrugës për në shtëpi, meqë kishte akoma më shumë trafik, thashë po e mbyll partinë që hapa në mëngjes dhe po hap një parti tjetër nga darka.

-Afër shtëpisë ndalova për të blerë bukën. Ndërkohë që po paguaja, mora vesh se shitësja kishte hapur një parti të vetën. Nuk u habita edhe aq.

-Hyra në shtëpi, më doli gruaja përpara, më përqafoj dhe më thotë hajde se kemi një surprizë për ty. Çfarë?- i thashë. Bashkë me femijët kemi menduar të hapim një parti, tha ajo. Unë kryetare, djali sekretar për marrdhëniet me jashtë, vajza nën kryetare. Po unë? – i thashë i tronditur. Çfarë do ti zemer?-më tha ajo gjithë dashuri. Më jep sekretarin e përgjithshëm, i thashe unë. Jo, më tha, këtë post e ka zënë Maxi (qeni i shtëpisë).

U mërzita dhe u ula në qoshen time dhe nuk kam lëvizur prej dy orësh.

P.s. Çfarë të bëj, më thoni ju…?!