JozefinaTopalli në 2018: Për të rrëzuar Ramën, duhet djegia e mandateve

568
Deputetja e PD, Jozefina Topalli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nLawmaker Jozefina Topalli during a parliamentary session.
Sigal

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, mbrëmë përmes një postimi në facebook, shkruante se një demokrat nuk djeg mandatet. Reagimi i saj erdhi pas situatës së tensionuar në Shkodër, aty ku pati të arrestuar pas përplasjes në KZAZ. Ndryshe nga sot, në 2018 Topalli ka shprehur të kundërtën. Më 16 janar të 2018, në një intervistë për ”Report Tv”, Topalli e pyetur asokohe për djegien e mandateve, deklaroi se: ”Nëse do të donin të rrëzonin Edi Ramën në mënyrë ekstreme do ishte djegia e mandateve”.