Jorida Tabaku për Aleancën e Mbrojtes së Teatrit: Devotshmëria dhe rezistenca e tyre është për t’u admiruar

357
Sigal

Anëtarja e kryesisë së PD dhe ish-deputetja, Jorida Tabaku, përmes një postimi ka reaguar për përpjekjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë Rama për të prishur Teatrin Kombëtar.

Sipas znj. Tabaku, për më shumë se një vit qytetarët e Tiranës, intelektualët e saj, artistët dhe jo vetëm janë angazhuar të mbrojnë historinë dhe pjesë të identitetit të Tiranës.

Devotshmëria dhe rezistenca e tyre është për t’u admiruar sepse këto dy cilësi shoqëruar me këmbënguljen kanë mundur të mbajnë larg rruspat e kryebashkiakut dhe kryeministrit nga ajo zonë e qytetit. Nëse nesër do t’i tregojmë fëmijëve, nipërve dhe mbesave ende godinën e Teatrit Kombëtar kjo vjen në saj të këtyre heronjve.

Megjithëse këto ditë e kam të pamundur të jem pranë tyre, jam krenare kontributin e Partise Demokratike në këtë betejë të gjatë. Janë akte si ky që po shohim sot, aleanca të tilla që kanë mbajtur në këmbë nderin e një qyteti dhe kanë gjunjëzuar tiranë më të frikshëm. Faleminderit për gjithçka. Asnjë hap pas dhe përherë me ju!