Jep dorëheqjen ministri Haxhinasto, ja kush e zëvendëson

503
Ministri i Transporteve ka njoftuar largimin e tij nga detyra. Ai dha sot dorëheqjen nga posti i lartë që mbajti prej tre vitesh. Më herët media mësoi për ndryshime në qeveri. Pas tij do të dorëhiqet Kumbaro. Sokol Dervishaj, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, do të jetë ministër i transporteve.Dervishaj ka mbajtur më parē edhe detyrën e zv/ministrit të jashtëm.
Ndryshimi i fundit në kabinetin qeveritar ishte ai i 16 shkurtit 2016 kur u shkarkua Shkëlqim Cani nga posti i ministrit të Financave dhe në vend të tij u emërua Arben Ahmetaj. Ndërsa në postin që mbante Ahmetaj, si ministër i Ekonomisë u emërua Milva Ekonomi deri para këtij emërimi mbante postin e zv ministres së Shëndetësisë.
Sigal